Të gjithë ata punonjës policie që morën pjesë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar më 11 maj do të shpërblehen me nga një pagë.
Ky urdhër është dhënë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas “Report Tv”, në urdhër i kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të efektivëve që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.
“Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë. Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë”, shkruhet në urdhrin e Veliut.