Zbardhet ngjarja/ E plagosi në këmbë për motive pronësie, policia kap autorin

Lidhur me plagosjen e shtetasit Hilë Gjini në Lezhë, policia ka bërë të mundur që të kapë autorin pas dy orë ndjekje. Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit, është kapur në rrethinat e fshatit Balldre.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre. Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Autori i ngjarjes dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin Hilë Gjini. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.