Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet dokumenti/ Amerikanët japin alarmin, skenarë dhune nga PD-LSI gjatë protestave në vijim

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet dokumenti/ Amerikanët japin alarmin, skenarë dhune nga PD-LSI gjatë protestave në vijim

Amerikanët janë përgatitur për skenarë të fortë dhune gjatë ditëve në vijim. Opozita më 25 maj do të zhvillojë protestën e radhës, ndërsa deputetët e PD dhe LSI në çdo media flasin për përplasje civile, tensione dhe kaos deri më 30 qershor. Por informacione për skenarë destabilizues ka marrë dhe ambasada amerikane, e cila ka nisur lëvizjet për të mos lejuar asnjë dëmtim të qytetarëve të saj. Gazeta ka siguruar një e-mail që ambasada amerikane u ka nisur të gjithë shtetasve amerikanë në vendin tonë, ku i informon mbi atë se çfarë pritet që të ndodhë në ditët e javët në vijim.

Në mesazhin e ambasadës, tregohet qartë se po planifikohen skenarë dhune dhe kjo ka filluar të shqetësojë dhe ndërkombëtarët, pasi si duket, siguria e tyre është në rrezik. “Duhet të shmangen: Ndërtesa e Parlamentit, Kryeministria ndërtesa të tjera qeveritare, rrugët kryesore në të gjithë vendin. Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese dhe molotov. Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i ambasadës së SHBA-së ju drejtohet që të shmangni të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Sa herë kishte protesta, ambasada lajmëronte qytetarët e saj, 1 ose 2 ditë para, por këtë herë është ndryshe. Ajo i ka informuar me e-mail të gjithë, duke kërkuar që të jenë vigjilentë gjatë gjithë ditëve në vijim dhe shprehet hapur se do ketë dhunë. Kjo tregon qartë se SHBA ka marrë sinjal se dyshja Berisha-Kryemadhi janë gati të djegin vendin për të ardhur në pushtet.

PD-LSI në luftë me SHBA

Ditët e fundit po jepen sinjale të qarta se Partia Demokratike dhe LSI po hyjnë në luftë me amerikanët. Ambasada e SHBA ka reaguar shpesh dhe në deklarimet që ka bërë, ka qenë shumë kritike mbi mënyrën se si po veprojnë PD e LSI. Reagimi më i fortë erdhi pas protestës së të shtunës, ku ambasada ju drejtua në emër Bashës e Kryemadhit, duke ju kërkuar të dënojnë dhunën dhe të tërhiqen nga skenarët destabilizues.

“Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore”, tha ambasada. Po ashtu, amerikanët kanë dalë kundër djegies së mandateve dhe po mbështesin opozitën e re të krijuar në Parlament. Kjo tregon qartë se PD e LSI janë në monitorim nga amerikanët dhe çdo skenar destabilizues rrezikon që marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin të tensionohen. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaKryemadhi

TË LIDHURA

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit
Aktualitet

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

16:53 | 03/09/2025
Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator
Politikë

Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator

16:25 | 03/09/2025
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari
Aktualitet

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

16:15 | 03/09/2025
Next Post
Gjithçka është njëlloj dhe asgjë si më parë

Gjithçka është njëlloj dhe asgjë si më parë

Video/U bë boksier kur i vodhën biçikletën, historia e pazakontë e Muhamed Ali

Video/U bë boksier kur i vodhën biçikletën, historia e pazakontë e Muhamed Ali

Ndalimi i kandidimit të Fredi Bejlerit, reagon Athina zyrtare

Ndalimi i kandidimit të Fredi Bejlerit, reagon Athina zyrtare

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit
Aktualitet

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

by mirseda
16:53 | 03/09/2025
0

Pas zjarreve të përvëluara që preken fshatrat e Gramshit gjatë gushtit, Bashkia e Elbasanit ka reaguar me...

“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë

“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë

16:50 | 03/09/2025
Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator

Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator

16:25 | 03/09/2025
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

16:15 | 03/09/2025
Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

15:27 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com