Pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës, Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme. Ai ka pohuar se ka probleme vetëm me reperin Cllevio Serbiano. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit, raporton “News24”.
Shpërthimi me tritol në lokalin në pronësi të Rigels Rajkut, ka frikësuar banorët që jetojnë në atë zonë. Një prej fqinjëve është shprehur për mediat se kanë dëgjuar një shpërthim shumë të fuqishëm, ndërsa tha se i është thyer xhami i ballkonit dhe i makinës.
“Dëgjuam një krismë, u trembëm shumë. Pata dëmtim në derën e jashtme të ballkonit. Më është thyer edhe xhami i makinës”, u shpreh fqinji.