Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I sëmurë me tumor e invalid, i vëllai i vjedh miliona lekë në bankë (VIDEO)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisionin “Stop” se vuan nga dy tumore në shtyllën kurrizore, ndaj sot është i paralizuar në karrige me rrota. Ai denoncoi se si i vodhi vëllai rreth 16 milionë lekë. Naçi u shpreh se shuma e parave hidhej në bankë. Por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe ndihmës së fëmijëve i kishte lënë paratë e KEMPI-t pa prekur, për të blerë një shtëpi të vogël në Fier, pasi shtëpinë e kishte shitur për të bërë operacionet.

Në vitin 2017, kur ai ishte përmirësuar pak, shkoi vetë në bankë me karrocë invalidi për të kontrolluar llogarinë. Por aty mësoi, se llogaria ishte boshatisur.

Paratë ishin tërhequr dy herë brenda në bankë dhe herë të tjera në bankomat, pasi ishte hapur kartë në emër të Naçit, pa dijeninë e tij.

“Shuma ishte 15 milionë e 620 mijë”, tha denoncuesi.

Drejtoresha e bankës në Fier nuk shpjegon si u tërhoqën paratë e si u hap karta në emër të tij.

Nesti Naçi- Si jeni?

Dr. Bankës Fier-Mirë!

Nesti Naçi- Unë kam ardhë për problemin tim, për atë, që neve e kemi lënë në gjysëm, për personin, që ka tërhequr paratë.

Dr. Bankës Fier- Mesa kujtoj bisedën tonë, keni thënë një mori llafesh jo të këndshme ndaj meje.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier-Jo shumë të mira.

Nesti Naçi- Që do të thotë, mos të marr përgjigje për problemin, që unë kam?

Dr. Bankës Fier- Jo patjetër që do merrni, po juve e dini shumë mirë kush e ka marrë, person i autorizuar nga juve, që ka marrë kartën, vëllai juaj.

Nesti Naçi- Me çfarë dokumentacionesh nxorri kartën e bankomatit? Pse në emrin tim? Kaq, është e thjeshtë kjo. Më thatë bëj kërkesë, bëra kërkesë.

Dr. Bankës Fier- Po dhe do presësh përgjigjen normalisht!

Nesti Naçi- Jo, prapë po insistoj me këtë: me çfarë dokumentacionesh është nxjerrë karta e bankomatit?

Dr. Bankës Fier- Ne po flasim për një veprim, që është bërë para sa viteve?

Nesti Naçi- Ç’rëndësi ka ajo?

Dr. Bankës Fier- Ka!

Nesti Naçi- Është nxjerrë një kartë bankomati drejtoreshë.

Dr. Bankës Fier- Patjetër dhe është marrë dhe fondet janë tërhequr nga vëllai juaj, i cili ka qenë kujdestari juaj. Vëllai juaj ka tërhequr fondet në llogari, që janë fondet e kujdestarisë.

Nesti Naçi- Kjo është e lejueshme ligjërisht?

Dr. Bankës Fier- Mund ta tërheqë si brenda bankës, kur ai ka qenë kujdestar, si me kartë, ka qenë njësoj si brenda bankës, si me kartë, është njësoj, është tërheqje e fondeve nga llogaria.

Nesti Naçi- Atëherë, pse duhet t’i jepet kujdestarit?

Dr. Bankës Fier- Është kujdestari juaj.

Nesti Naçi- Që do të thotë?

Dr. Bankës Fier- Juve keni qenë i paaftë, për të vepruar dhe janë tërhequr fondet për ju, për kujdesin tuaj, apo jo?

Nesti Naçi- Drejtoreshë, pse duhet të tërheqë fondet, kur ka një deklaratë noteriale, që thotë ka të drejtë të tërheqë lekët e tij të kujdestarisë, sepse nuk e autorizoi kush. Ju me ç’të drejtë, në ç’ligj jeni bazuar? Unë këtë kërkoj! N.q.s nuk jeni në gjendje, që të ktheni përgjigje, mirupafshim! Policia kriminale ka ardhur këtu? Jo? Më thatë jo?

Dr. Bankës Fier- Jo!

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Postë, ku kalonin 4 mijë Lekë të reja në muaj, sigurime si invalid. Ky ishte momenti, kur Nesti kuptoi, se të gjitha paratë ishin tërhequr nga vëllai i tij Vironi.

“Personi që i ka tërhequr këto lekë ishte kujdestari im, që ishte vëllai, Viron Naçi. Ato më tha më duheshin, i tërhoqa dhe do t’i marrësh ato lekë. Ato i ka dhënë, por jo plotësisht. Tani thotë që i ka dhënë të gjitha. Ka mbetur pa kthyer rreth 3 milionë e 800 mijë”, tha denoncuesi. /tvklan.al

Tags: bankafierinvalidNesti Naçi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Banka Botërore: 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Zbulohet ilaçi kundër kancerit?

Flet personi që i vodhi 16 milionë lekë vëllait të sëmurë me kancer







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com