pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetmeritkingcasinowonholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Yuri Kim, “KQZ-ja” amerikane për zgjedhjet shqiptare

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj   

Si asnjehërë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është angazhuar kaq shumë dhe me insistim në procesin zgjedhor në Shqipëri. Për turpin e politikës dhe shtetit shqiptar, palët politike pothuasje me forcë u detyruan të firmosnin marrëveshjen e reformës zgjedhore, e cila përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Edhe pas 30 vitesh, politika shqiptare nuk arrin dot të bëjë një reformë të thjeshtë për rregullat  e lojës pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Por, e reja kësaj here ishte pikërisht angazhimi i Ambasadores Yuri Kim në reformën zgjedhore, gjë e cila nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Ne jemi mësuar që më reformën zgjedhore të merret Bashkimi Europian apo OSBE, dhe jo Shtetet e Bashkuara.

Kjo është një shenjë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme ambasëdës në “Rrugën e Elbasanit” i intereson rregullsia e procesit dhe jo fituesi. Aq e vërtetë është kjo, sa që negociatat për reformën zgjedhore u bënë në “tokë” amerikane.

Nëse në zgjedhjet  e 2017-s Ambasada Amerikane qartësisht kishte të preferuar Partinë Socialiste, pasi ishte e vetmja forcë që mori përsipër zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zgjedhjet e ardhshme janë fare të painteresuar për fituesin. Duke qenë se Reforma në Drejtësi, mirë apo keq ka marrë rrugën e saj, e vetmja gjë i intereson tashmë është procesi. Ndryshe nuk shpjegohet angazhimi i fortë i Zonjës Kim për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Me disa përjashtime të vogla, marrëveshja për Reformën Zgjedhore e dakortësuar deri tani në letër nga partitë politike nuk ka ndryshuar shumë gjëra në thelb për sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri dhe menaxhimit të tij. Është e qartë se, prej shumë vitësh vota në Shqipëri nuk blihet në kutitë e votimit, por një muaj përpara zgjedhjeve. Dhe këtë fenomen, nuk ka kod elektoral në botë ta parandalojë, përvecse ndërgjegjësimit qytetar dhe një drejtësie funksionale dhe efikase. Megjithatë, disa nga elementët e reformës, si përshembull identifikimi biometrik, janë disa garanci më shumë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Me sa duket, më shumë se sa garancitë që ka Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha dhe opozita ka marrë garancitë e Ambasadores Kim për një impenjim të saj personal në vëzhgimin e procesit zgjedhor. Nëse këtë gjë nuk e ka arritur, atëherë, Reforma Zgjedhore pas një periudhe të gjatë radikale të opozitës nuk ka asnjë kuptim politik dhe strategjik.

Në këtë kuptim, marrëveshja për reformën zgjedhore, nuk është një marrëdhënie midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ashtu sikurse shumë kritikë të Kryetarit të Opozitës e konsideruan. Por, një marrëdhënie e re e Bashës me ndërkombëtarët, kryesisht me Ambasadën Amerikanë në Tiranë, pas një periudhe jo fort të mirë që opozita ka patur me ndërkombëtarët në Shqipëri.

Duke parë të gjithë këtë përpjekje të Ambasadores Yuri Kim, e cila e nxori reformën zgjedhore nga parlamenti duke e aprovuar në rezidencën e saj, a mundet që Edi Rama ta prish këtë marrëveshje?

Megjithëse përpjekjet e mazhorancës janë për të bërë presion ndaj Lulzim Bashës  nëpërmjet opozitës jo përfaqësuese në parlament, duket sikur është e pamundur të preket reforma e cila u dakortësua nga palët në rezidencën amerikane. Nëse ndonjëra prej tyre do ta bëntë një gjë të tillë, do të merrte një kosto jo vetëm në sytë e opinionin publik, por edhe një kosto në raport me Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila u investua fort për këtë reformë si asnjëherë më parë.

Kjo u duk qartë nga tërheqja nga votimi në parlament që bëri Parita Socialiste për propozimin e saj për listat që ajo i quan të hapura, por që me atë formulë ishin pothuajse 90% të mbyllura. Nuk ka dyshim që kjo tërhqejë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, kryesisht të Ambasadës Amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian që kërkojnë me insistim marrëveshje midis palëve.

Për të gjitha këto arsye, më shumë se sa KQZ-ja shqiptare,  me sa duket, do të jetë Ambasada Amerikane ajo që do të garantojë procesin zgjedhor në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, nëse vërtetë Ambasadorja Yuri Kim do të ketë një angazhim ekstra për këtë proces, ashtu sikurse duket deri më tani. /Gazeta Liberale

Tags: bashaKQZopozitareforma zgjedhoreYuri Kim

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

Këngëtarja e njohur ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

“Na presin muaj të vështirë”, Merkel jep paralajmërimin e fortë për pandeminë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I riu paraqitet e plagë në urgjencën e spitalit të Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke

by mirseda
08:16 | 13/06/2026
0

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29-vjeçar me dëmtime në trup....

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

22:39 | 12/06/2026

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com