Yuri Kim apel politikës: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me fushatën elektorale të 25 prillit.

Sipas Kim, është e rëndësishme që autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve me kohë dhe transparente.

Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të mos jetë me emrat e kandidatëve, por me numra, duke hedhur poshtë variantin e miratuar pak dite më parë nga Komisioneri Ilirjan Celibashi.

Si rrjedhojë, u rrëzua kërkesa e PD që preferonte variantin me emra, por në format vertikal e jo horizontal siç ishte miratuar më herët. KAS pranoi gjithashtu ankimimin e Bindjes Demokratike sa i përket çështjes së ngjashmërisë së logos me atë të PD-së.