Anketimi/ Vladimir Putin zgjidhet mashkulli më tërheqës në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin kryeson anketën e kryer, me 2000 pjesëmarrës në lidhje me mashkullin më tërheqës në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë.

68-vjeçari ishte i vetmi që kishte përqindje dyshifrore të votave në këtë anketë, shkruan Daily Mail.

18 për qind e burrave anketues dhe 17 për qind e grave thanë se ai presidenti i vendit ishte sipas tyre mashkulli më tërheqes në vend.

“Rusët ende e quajnë Vladimir Putinin më tërheqësin nga njerëzit e famshëm në vend. “Në këtë fushë, as aktorët, as atletët, as politikanët tjerë nuk mund të garojnë me të sot”, shkroi faqja SuperJob, që e publikoi anketën.

Putini është fotografuar ndonjëherë duke peshkuar, ose duke hipur mbi kalë, ndërsa ishte me pushime në të kaluarën.

Fotot u panë kryesisht si një përpjekje për të kultivuar një imazh të fuqishëm të një njeriu me veprim, dhe kjo duket se ka funksionuar, sipas sondazhit të fundit.

Rezultatet e kësaj ankete u publikuan vetëm disa ditë pasi ligjvënësit rusë e miratuan ligjin që ia mundëson Putinit qëndrimin në pushtet si president deri në vitin 2036.