Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vuçiç: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë çeljen e negociatave!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Vuçiç: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë çeljen e negociatave!

Në fjalën e mbajtur në Samitin e BE-së, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ka qenë mbështetëse e madhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Më tej ai pohoi se të dyja vendet e meritonin çeljen e negociatave, ndërsa mbetet shpresëplotë se do ta marrin sa më shpejt, pasi kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloren evropiane. Vuçiç tha se “Ballkani i Hapur” është një ide e jona dhe jo e Rusisë. Madje konfirmoi se nuk ka diskutuar me Putin për këtë nismë.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por asgjë nuk ndodhi.. unë mendoj se ato e meritonin, dhe do ta marrin sa më shpejt, të dyja vendet kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloren evropiane.

Më duhet të them diçka në një mënyrë më optimiste. Nëse bëhet një analizë e jona me BE, Serbia ka rritur shkëmbime tregtare me BE-në me më shumë se 30%, që do të thotë 40 mlrd euro. Imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa ç’është Serbia.

U jemi mirënjohës zyrtarëve të BE-së, pasi na kanë dëgjuar. Diskutuam për propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri europian dhe kjo është një mënyrë e mirë për ne që të dëgjohemi. Ishte për mua mjaft e dobishme. Më duhet të falënderoj Kovaçeskun dhe Ramën pasi ishin shumë të drejtë karshi Serbisë.

Pashë gjatë diskutimeve në atë kohë kishin informuar publikun e tyre për çështjen Ruso-Ukrainase. Nuk e fsheh dhe isha një nga folësit e fundit që ju referova këtyre çështjeve. 2 629 artikuj që janë shtypur për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj se Serbia po rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, se po rrezikon pavarësinë e Bosnjë Hercegovinës, apo të Kosovës, apo sido që ta quani. A keni parë një më fal nga këto?

Do jemi në gjendje që të gjithë së bashku të zgjidhim sa më shpejt këtë çështje të Maqedonisë së Veriut. I kërkoj popullit serb të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një nismë e “Ballkanit të Hapur”, për të cilin jam shumë krenar, pasi ishte një ide e ne të treve. Ne donim të nisnim të kujdeseshim për rajonin tonë. Dëgjuam dikë që tha që ishte një ide e Orbanit, e dikush tha e Putinit. Unë nuk kam folur kurrë me Putin për këtë. Ne nuk kishim nevojë për askënd tjetër”, tha Vuçiç.

Tags: Aleksandër VuçiçbePresidenti i Serbisërama

TË LIDHURA

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën
Politikë

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”
Politikë

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Next Post
“Kishte pak shpresë dje”, Rama thumbon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

"Kishte pak shpresë dje", Rama thumbon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër, bën transparencë si llogaritet çmimi

Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër, bën transparencë si llogaritet çmimi

“Ka bërë pazar me gjakun e LSI, këlyshi ia futi Berishës”, Kryemadhi s’lë gjë pa thënë për Bashën

“Ka bërë pazar me gjakun e LSI, këlyshi ia futi Berishës”, Kryemadhi s’lë gjë pa thënë për Bashën







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

by mirseda
22:51 | 11/12/2025
0

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit...

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com