Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç në Bruksel: BE-ja insiston që të zhvillohet dialog politik midis Kosovës dhe Serbisë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç në Bruksel: BE-ja insiston që të zhvillohet dialog politik midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mathew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, se BE-ja këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.

“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,” u tha Vuçiç gazetarëve.

Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhsit.

“Nëse do të më pyesnit nëse do ta pranoja atë në 2009 dhe 2010, kur autoritetet tona e pranuan, unë nuk do ta pranoja, por u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është detyrimi ynë sot dhe ne nuk mund të zgjedhim. Ne jemi në rrugën evropiane dhe ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë nga Evropa “, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se takimin e radhës do të ngris çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq vlerësoi se takimi me Palmer dhe Lajçak ishte i mirë dhe deklaroi se ata diskutuan për “të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdohet dialogu nesër (7 shtator)”.

“E jona ishte që të luftojmë për një marrëveshje të rëndësishme në Uashington, të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Serbia dëshiron të respektohet edhe në Uashington, edhe në Moskë, edhe në Bruksel dhe në Kinë”, shkroi ai ndër të tjera.

Presidenti i Serbisë arriti në Bruksel nga Uashingtoni, pas nënshkrimit të marrëveshjes më 4 shtator, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të takojë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. /evropaelire

Tags: Aleksandar Vuçiqbekosoveserbi

TË LIDHURA

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

20:34 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …
Rajoni

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Next Post
Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Pandemia/ Rritet numri i të shëruarve në Shqipëri

Zbulohet emisioni që do të konkurojë ‘kokë më kokë’ Fevziun, Baton Haxhiu me surpriza të reja

Zbulohet emisioni që do të konkurojë ‘kokë më kokë’ Fevziun, Baton Haxhiu me surpriza të reja

Më në fund ulet numri i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Më në fund ulet numri i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Nisin hetimet si u punësua Muçi Shaljani në AMP: S’kishte certifikatë sigurie
Aktualitet

Nisin hetimet si u punësua Muçi Shaljani në AMP: S’kishte certifikatë sigurie

by mirseda
10:58 | 12/11/2025
0

Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj pranë DSIK-së, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së...

Muçi Shaljani tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës

Muçi Shaljani tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës

10:55 | 12/11/2025
Veliaj i kërkon leje SPAK për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

Veliaj i kërkon leje SPAK për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

10:43 | 12/11/2025
E shkrumbuar plotësisht, publikohet fotoja e makinës së djegur në Krujë

Detaje nga atentati në Rinas/ Tre qitës dhe një shofer, autorët erdhën nga zona e Niklës

10:37 | 12/11/2025
Shqipëria, bilanc pozitiv , Kuqezinjtë më të karikuar se kurrë për të arritur play-off e Botërorit

Shqipëria, bilanc pozitiv , Kuqezinjtë më të karikuar se kurrë për të arritur play-off e Botërorit

10:29 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com