E enjte, 24 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Vuçiç në Bruksel: BE-ja insiston që të zhvillohet dialog politik midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mathew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, se BE-ja këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.

“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,” u tha Vuçiç gazetarëve.

Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhsit.

“Nëse do të më pyesnit nëse do ta pranoja atë në 2009 dhe 2010, kur autoritetet tona e pranuan, unë nuk do ta pranoja, por u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është detyrimi ynë sot dhe ne nuk mund të zgjedhim. Ne jemi në rrugën evropiane dhe ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë nga Evropa “, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se takimin e radhës do të ngris çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq vlerësoi se takimi me Palmer dhe Lajçak ishte i mirë dhe deklaroi se ata diskutuan për “të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdohet dialogu nesër (7 shtator)”.

Lexo edhe :   “Është si çështje martese, nusja s'paraqitet”, Rama: Dështoi BE, jo Shqipëria! 

“E jona ishte që të luftojmë për një marrëveshje të rëndësishme në Uashington, të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Serbia dëshiron të respektohet edhe në Uashington, edhe në Moskë, edhe në Bruksel dhe në Kinë”, shkroi ai ndër të tjera.

Presidenti i Serbisë arriti në Bruksel nga Uashingtoni, pas nënshkrimit të marrëveshjes më 4 shtator, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :   Mos hapja e negociatave/ Zekthi: Shqipëria nuk e meriton që të hyjë në BE

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të takojë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt; Tirana në vendin e 152

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një...

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...