Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat në prag të zgjedhjeve në vend.
Ai ka folur edhe për çështjen e Kosovës, duke u shprehur se ajo është e vetmja arsye që e lë pa gjumë. Lideri serb tha për mediat se do të luftojë edhe më shumë sesa në të kaluarën sa i përket Kosovës.
“Arsyeja e vetme pse unë s’mund të fle është Kosova. Nuk më intereson për ekonominë. Dhe ajo çfarë mund të iu them njerëzve është që do të luftojë edhe më shumë sesa në të kaluarën”, tha ai.
Vuçiç pohoi se pret që të rritet presioni sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje finale të çështjes Kosovë-Serbi.