E martë, 14 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Si do rimëkëmbet Evropa pas krizës? Plani Merkel-Macron dhe debatet e mëdha

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Plan rimëkëmbjeje për Evropën! Këtë e dëshirojnë shumë qeveri të vendeve të Bashkimit Evropian. Por ende ministrat e Financave dhe të Ekonomisë janë duke u marrë me sheshimin e mosmarrëveshjeve.

Suksesi nuk u arrit as në takimin e fundit virtual të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të martën (09.06.) Megjithatë ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz u shpreh se është i mundur kompromisi për fondin e rimëkëmbjes. “Propozimi francezo-gjerman është i mençur”, tha ministri i Financave, Olaf Scholz që para takimit. Me këtë ai kishte parasysh planin për paketën koniunkturore prej 500 miliardë eurosh, të cilin kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e paraqitën muajin e fundit.

Vetëm pak më vonë dha edhe një shtysë Komisioni Evropian duke kërkuar investime në vlerë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet jugore të prekura rëndë nga pandemia. Siç pritej erdhi kundërshtimi nga “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda, Suedia), vende që nën drejtimin e Holandës e refuzuan propozimin gjermano-francez.

Kërkohen kompromise

Kjo hapi zyrtarisht mes ministrave të Financave edhe grindjen për paketën koniunkturore të Komisionit Evropian. Megjithatë nuk vendosin ata , por krerët e qeverive. E me shumë gjasa jo në samitin e BE javën e ardhshme, por në korrik në takime të veçanta, që mundësisht do të zhvillohen si takime me prezencë. Konferencat e internetit nuk po konsiderohen si shumë produktive, kur kërkohet një kompromis.

Gjermania merr nga 1 korriku presidencën e radhës në BE. Kancelares Angela Merkel duhet të harmonizojë kërkesat e “katër kursimtarëve” me ato të vendeve jugore të prekura rëndë nga Corona. Vërtet që ministri i Jashtëm dhe ai i Financave të Holandës theksojnë në një deklaratë se Holanda e mbështet parimisht “bashkëpunimin evropian”, por ata bënë të qartë, se i refuzojnë planet e financimit të paketës së synuar nga Komisioni Evropian. Do të veprojmë me “ata që mendojnë si ne” për ndryshime.

Borxhe, po si dhe sa?

Për kancelaren gjermane është pozitive për bisedimet e ardhshme, që Olaf Scholz flet për “një urë të mirëkuptimit” për paketën më të vogël 500 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, tha se shlyerja e borxheve do të duhet të vihet shumë më shpejt në lëvizje, se sa e parashikon KE. Përtej kësaj, Scholz kërkon të heqë nocionin e “kondicionalitetit”, kushte të veçanta për dhënien e mjeteve financiare. Italia reagon me alergji ndaj kësaj, kaq shumë i kujton kjo fjalë kushtet që u vunë gjatë krizës financiare. Scholz përdor nocionin e “investimeve konkrete”. Me këtë ai krijon një urë për Holandën e vendet e tjera kundërshtare, që ndihmat e rimëkëmbjes do t’i mbështesin vetëm si investime të së ardhmes, zgjerim i ekonomisë promjedisore.

Lexo edhe :   Emri/ Infektohet edhe ish-futbollisti i Shqipërisë
Lexo edhe :   Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të korrikut

Por debat ka edhe për grantet dhe kreditë. Holanda, Austria, Danimarka e Suedia duan t’i japin fondet vetëm si kredi, por vendet e mbytura në borxhe si Italia e refuzojnë këtë, sepse kjo do të rëndonte edhe më shumë barrën e borxheve, që këto vende edhe tani nuk e përballojnë dot. Fjala magjike në Bruksel për këtë është “përzierja e duhur”.

Kush do të zgjidhet kreu i eurogrupit?

Ministri i Financave të Portugalisë, Mario Centeno largohet nga eurogrupi dhe nga posti në Lisbonë. Kështu në mesin e debatit për planin e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas Coronës, muajin e ardhshëm do të ketë edhe një ndërrim personeli. Si kandidatë shihen ministri i Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna, homologu irlandez, Paschal Donohoe dhe spanjollja, Nadia Calvino. Për të thuhet, se ajo ka një marrëdhënie të mirë me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz.

Ajo është socialiste e krahut konservator për financat, gjë që duhet t’i pëlqejë socialdemokratit Scholz. Nga ana tjetër vendet jugore do të bëjnë presion që në këto kohë kaq të trazuara të ruajnë influencën e tyre në eurogrup. Gjermania ende nuk është pozicionuar zyrtarisht, se cilën kandidaturë mbështet. Sidoqoftë kreun e ri të eurogrupit e pret një axhendë e mbushur – nga sheshimi i grindjeve për fondet e rimëkëmbjes financiare deri tek projekti i lënë në harresë i unionit bankar./DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...