E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Vr*u të dashurën gjatë pushimeve, ngjarja merr një tjetër rrjedhë

Dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit 26-vjeçares greke, e cila u vra nga i dashuri i saj 30-vjeçar, teksa të dy ndodheshin me pushime. Varrimi i 26-vjeçares Garyfallia në Greqi u mbajt në vendin e saj të origjinës në Velo, Korint.

Miqtë dhe të afërmit i thanë lamtumirën e fundit vajzës e cila u vra në Folegandros nga i dashuri i saj 30-vjeçar. Vrasësi tha në polici se e kishte shtyrë të ndjerën nga shkëmbinjtë, duke humbur kështu jetën.

Avokati i 30-vjeçarit ka deklaruar se do të kërkojë një ekspertizë mjekësorë për klientin e tij, duke pretenduar se ai vuan nga probleme mendore, për të cilat merrte trajtim mjekësor të cilin e kishte ndërprerë kohët e fundit. Ai tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë, duke treguar se ai ishte mjekuar rregullisht për një kohë të gjatë.

Avokati pohoi se ekziston një histori e diagnozës së sëmundjes mendore, për të cilën klienti i tij po merrte trajtim, të cilin ai tani e kishte ndaluar.

Ai tha se ka dokumente që vërtetojnë këtë pretendim, dhe se “është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë mendore për shumë vite”. Po kështu zbuloi se klienti i tij ishte për një kohë të gjatë me ilaçe, të cilat i ndaloi “arbitrarisht” dhe me iniciativën e tij, sepse e pengoi atë – siç tha ai – të përballonte punën e tij. Familjarët dhe miqtë e 26-vjeçares Garyfallia janë të tronditur.

Burimi i lajmit: newsbomb. Përshtati: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...