E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

“Kam marrë mesazhe kërcënuese”, psikologia e Carolines zbulon ngjarjen

Psikologia e Caroline Crouch e cila u vra nga bashkëshorti i saj në dhomën e gjumit, në prani të vajzës së tyre 11 muajsh, ka përcjellë një detaj që me gjasë do të ndikojë në masën e dënimit ndaj 33-vjeçarit. Krimi i rëndë tronditi Greqinë rreth dy muaj më parë.

Eleni Mylonopoulou ka zbuluar për hetuesit se Caroline i kishte shprehur shqetësimin se ajo donte të divorcohej. Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të. Sipas ANT1, Eleni Mylonopoulou tha se Babis Anagnostopoulos fillimisht foli për depresionin e Caroline pas lindjes.

Kur ai është larguar nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, vajza i ka thënë psikologes se donte të divorcohej nga bashkëshorti i saj. Eleni Mylonopoulou ka dhënë një dëshmi të re, ku foli për takimin e saj të parë me çiftin, duke zbuluar se kur të dy qëndruan, Caroline i tha asaj se donte të divorcohej.

Këshilltarja e shëndetit mendor e Carolines, foli për gati 20 seancat që ata patën me të, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa tregoi gjithashtu se çfarë ndodhi në takimin e parë, në zyrën e saj në Chalandri. Caroline ka thënë: “Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kishte ngritur, por unë e urrej burrin” … Psikologia i ka thënë hetuesve se pas krimit, ajo ka marrë mesazhe kërcënuese nga të panjohur, në mënyrë që të mos zbulonte se çfarë dinte për marrëdhënien e çiftit. Policia do të hetojë se cilat ishin këto telefonata, dhe nga kush janë bërë.

Lexo edhe :   Kisha ortodokse greke bën thirrje tek besimtarët për vaksinim

Burimi i lajmit: protothema. Përshtati: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen të pambrojtur nga grupet...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...

BE-ja përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka...