Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Lirie Xhepës, flet autori në gjyq: Nderi i familjes dhe kërkesa për pronat…

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja në Sharrë/ Në pranga kunati i 49-vjeçares, ja ku po strehohej

Lirie Xhepa, Dashamir Xhepa

Gjykata për Krime të Rënda la në burg pa afat autorin e dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës, Dashamir Xhepën, vrasje e kryer rreth dy javë më parë.

autori1Ngjarja që tronditi kryeqytetin në ditën e dashurisë, duket se ka motiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë. Në seancën e djeshme u vlerësua masa edhe për personin që dyshohet se e ndihmoi atë të fshihej, për të cilin Gjykata nuk caktoi masë sigurie.

Prokurori i çështjes, Behar Dibra, kërkoi nga gjyqtarja Liljana Baku caktimin e “Arrestit në burg” pa afat për Xhepën, si dhe “Detyrim paraqitje” për shtetasin me inicialet M.S.. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se autori i dyshuar më herët ka pranuar krimin.

Ai ka thënë se ka qenë kërkesa për marrjen e disa pronave nga ana e viktimës, në cilësinë e të vesë së vëllait të tij, si dhe fjalët se ajo kishte lidhje të tjera duke cenuar nderin e familjes, që çuan në vrasjen 45-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve. Ndërkohë, për rreth dy javë Xhepa ndenji në arrati, teksa u arrestua në një hotel në Peshkopi.

Mësohet se në hotel Xhepa është regjistruar me një emër tjetër, duke bërë që të mos pikasej për rreth 2 javë. Mirëpo, hetuesit kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e tij në rrugë operative dhe në datën 26 shkurt bënë ndërhyrjen për prangosjen e tij. I pyetur për armën e krimin, Dashamir Xhepa ka thënë se nuk e mbante mend se ku e kishte lënë.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka paraqitur si prova një sërë dëshmish sa i takon marrëdhënies së viktimës me autorin e dyshuar, ndërsa më herët ata kanë pasur edhe një konflikt, po për arsye të pronës, ku Xhepa e ka dhunuar viktimën dhe djalin e saj. Referuar dyshimeve për një lidhje të tij me Lirie Xhepën, autori i dyshuar nuk e ka pranuar, megjithëse një gjë e tillë është dëshmuar edhe nga njerëz të tjerë.

NGJARJA

Ka qenë mëngjesi 14 shkurtit, kur u gjet trupi i viktimës Lirie Xhepa, pranë disa shkurreve në liqenin e Sharrës. Sipas informacioneve, 45- vjeçarja ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa për shkak të zvarritjes së trupit deri në shkurre, i cili ishte mbuluar me disa gazeta, kishte marrë edhe gërvishtje dhe dëmtime të tjera. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 13 shkurtit, kur dyshohet se viktima dhe Dashamir Xhepa kanë pasur edhe një konflikt verbal me njëritjetrin. Ndërkohë, dëshmi nga vendi ku banonte 45- vjeçarja dhe 39-vjeçari, flasin edhe për një lidhje intime mes tyre, si dhe për dhunë të vazhdueshme të Xhepës.

ARRESTIMI DHE AKUZA

Arrestimi i autorit të dyshuar Dashamir Xhepa u bë mëngjesin e 26 shkurtit në Peshkopi, ndërsa së bashku me të, në pranga u vu edhe një tjetër person, i cili dyshohej për përkrahje. Vendndodhja e Xhepës është lokalizuar pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Policisë.

Sipas Prokurorisë, 39-vjeçari duhet të përgjigjet para drejtësisë për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra penale që mund t’i kushtojnë shumë vite burg Xhepës. “Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L.Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë, ku dhe strehohej”, njoftoi Policia. /Panorama

Tags: autorifamiljesfletgjyqkërkesaLirie Xhepësnderipronatvrasja

TË LIDHURA

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës
Aktualitet

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK
Aktualitet

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

08:59 | 23/01/2026
Next Post
Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, bënte namin me drogën e armët

Skenë horror në Itali, shqiptari i ngul thikën gruas në mes të rrugës

“Dhjetë paradokset e propagandës boshe së Ramës!”

“Dhjetë paradokset e propagandës boshe së Ramës!”

“Nusen do ta kemi përgjysmë”, dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin me çekiç

“Nusen do ta kemi përgjysmë”, dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin me çekiç







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip
Aktualitet

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

by mirseda
09:12 | 23/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet...

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

08:59 | 23/01/2026
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com