Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vranë policin, biznesmenin dhe shqiptarin/Qipro arreston serbët, dështon me Burrelin

9 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Një ndër të dyshuarit kryesorë të vrasjes së bujshme të një viti më parë në Qipro, Aleks Burreli gjendet ende në arrati ndërsa janë vënë në pranga dy shtetas serbë, si bashkëpunëtorë të tij.  

Burreli kërkohet për vrasjen e bashkëkombësit të tij Jani Vogli, biznesmenit dhe figurës së dyshuar të krimit Phanos Kalopsidiotis si dhe oficerit të policisë qipriote Elias Hadjiefthymiou.

Sipas mediave qipriote, Burreli ka bashkëpunuar me dy shtetasit serbë, të cilët janë vënë në pranga dhe pritet të ekstradohen për krimin e kryer.

“Ekstradimi i dy shtetasve serbë, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e katër personave në Ayua Napa të Qipros, një vit më parë, do të përfundojë pas hetimit të çështjes dhe paraqitjes së saj në gjykatë”, tha ministri i Drejtësisë së Qipros Ionas Nikolaou, para gazetarëve në prag të një vizite në vendin e ndërtimit të objekteve të reja të Gjykatës së Paphos.

Nikolaou konfirmoi se dy serbët e kërkuar prej kohësh nga policia, tashmë kanë përfunduar në pranga. “Gjatë hetimit për vrasjen e katërfishtë të një viti më parë, u konstatua se dy serbët kishin ardhur në Qipro me qëllim kryerjen e një krimi. Pas mbledhjes së të gjitha provave të nevojshme, u lëshua urdhër-arresti Evropian dhe ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas ministrit të Drejtësisë, njëri prej tyre është lokalizuar në Rusi, ndërsa tjetri në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Gjithashtu ai shtoi se të dy u arrestuan dhe nisi procesi për ekstradimin e tyre.

I pyetur se sa kohë nevojitet për një proces të tillë, Ionas Nikolaou tha se, megjithëse këto procedura kanë kohën e tyre, kjo do të varet nëse dy serbët do të përpiqen që të ndalojnë ekstradimin e tyre në gjykatë.

Ai shtoi se rasti ishte hetuar dhe zgjidhur në një periudhë shumë të shkurtër kohor. “Gjykatat tashmë e kanë gjykuar këtë çështje”, tha ministri i Drejtësisë.

“Vrasje në fjalë ka ndodhur në qershor të vitit 2016 dhe gjykimi u mbyll një vit më pas. Ndërsa sot po shkojmë drejt përfundimit të hetimit mbi aspektet përfundimtare të këtij rasti”, vijoi Nikolaou.

30-vjeçari Panayiotis Pentafkas me origjinë serbe dhe 42-vjeçari Dejan Loy, u gjetën fajtorë për vrasjen e paramenduar të biznesmenit dhe figurës së dyshuar të krimit Phanos Kalopsidiotis, oficerit të policisë Elias Hadjiefthymiou, 46 vjeç, gruas së tij Skevi, 39 vjeçe dhe një nga shqiptarit Jani Vogli.

Në vrasje mori pjesë edhe një shtetas shqiptar, Aleks Burreli, i cili nuk u lokalizua asnjëherë. Ndërsa katër persona të tjerë të përshirë në këtë ngjarje janë dënuar gjatë këtij viti, pasi pranuan fajin.

Marios Christodoulou, 39 vjeç, i njohur gjithashtu si Benny, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe 32-vjeçari Charalambos Andreou.

E dashura e Benny, Sofia Gregoriou, 28 vjeçe, iu dha një vit burg, ndërsa Sotira Neophytou, 30 vjeçe, u dënua me pesë muaj burgim. TIRANA TODAY

Tags: arrestohenbiznesmeninkerkohetoficerinpolicisëQiproserbetshqiptarivrane

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Stuttgart fundos Dortmundin/ Jovetic shpëton Monacon nga humbja

Gënjeshtrat dhe mashtrimet që ndryshuan historinë

Çfarë ka ndodhur më 18 Nëntor? Në Jonestown u shënua vetëvrasja më masive e kohëve moderne







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com