Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Vota e Shqipërisë kundër SHBA, Nishani: Dëmtim i rëndë i interesave strategjike!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vota e Shqipërisë kundër SHBA, Nishani: Dëmtim i rëndë i interesave strategjike!

Votimi i Shqipërisë dje kundër propozimit për të mbështetur SHBA-të për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ka shkaktuar shumë reagime.

Një ndër personalitetet që ka dalë haptazi kundër këtij vendimi është ish-presidenti Bujar Nishani.

Ky i fundit në një postim në Facebook, shkruan se vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB është jo vetëm një qëndrim i gabuar, por edhe një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike.

Reagimi i Nishanit
Shqipëria u pozicionua politikisht kundër SHBA në OKB. Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike.
Rezoluta e OKB për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasojë qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të qartë dëmin politik që i është shkaktuar kombit shqiptar.
Së pari duhet të kemi të qartë dy gjëra. Nga njëra anë SHBA njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit me paralajmërimin e vendosjes së Ambasadës së tyre atje. Kjo është një e drejtë sovrane e tyre që askush nuk mund ta gjykoj apo ndryshoj. Ky vendim i tyre nuk është detyrues për vendet e tjera që gjithashtu janë në të drejtën e tyre sovrane ti mbajnë ambasadat aty ku e gjykojnë ato.
Nga ana tjetër Rezoluta e OKB nuk e ndryshon dot vendimin sovran të SHBA.
Por çfar ishte ajo në fakt ?
Rezoluta ishte një sponsorizim politik kundër SHBA si POL i vetëm i një fuqie diplomatike globale.
Votat “pro” ndaj këtij qëndrimi politik janë me motive nga më të ndryshmet, nga vende të ndryshme. Ato variojnë nga armiqësia fondamentale ndaj SHBA, tek interesat e betejave të brendëshme politike në vende të cakturara e deri tek konkurenca për multi-polarizmin në skakierën e influencës globale.
Ajo që unë nuk gjej dot është motivi i Shqipërisë në këtë rrjeshtim antiamerikan.
Më së pari bien poshtë dy tezat e qarkulluara në mënyrë klandenstine nga media pro qeveritare në Shqipëri.
E para “njehsimi me qëndrimin e BE” dhe e dyta “qëndrimi kundër Presidentit Trump si individ”.
Bashkimi Evropian nuk pati dhe nuk ka asnjë qëndrim të njehsuar dhe deklaruar për vendimin e Qeverisë Amerikane për zhvendosjen e ambasadës së saj. Qëndrimi i BE është zgjidhja mbi bazën e njohjes së dy shtetetve. Të Izraelit dhe Palestinës. SHBA gjithashtu nuk e kanë mohuar egzistencën e dy shteteve. Shqipëria po ashtu ka këtë qëndrim dhe duhet ta mbajë këtë qëndrim ; të zgjidhjes mbi njohjen e të dyja shteteve.
Por Rezoluta nuk kishte të bënte me këtë. Vetë shtete anëtare të BE si Polonia, Cekia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Letonia nuk u rrjeshtuan pro kësaj Rezolute.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump përfaqëson Shtetin Amerikan, Qeverinë Amerikane dhe Popullin Amerikan.
Vendimi i Presidentit Trump është jetësimi i asaj çka ka trajtur dhe premtuar edhe Presidenti Bush edhe Presidenti Obama dhe çka ka votuar si Rezolutë Kongresi Amerikan shumë kohë përpara se të zgjidhej Presidenti Trump.
Por ajo që ne na dëmton më shumë në këtë pozicionim të politikës së jashtëme është thyerja e Paktit Strategjik me SHBA.
Shumëkush sot bën sikur e ka harruar që në qershor të vitit 2015, Shqipëria nënshkroi me SHBA “Dokumentin e Partneritetit Strategjik”. SHBA nuk kanë zgjedhur asnjë vend tjetër të rajonit tonë ta kenë këtë partneritet përveçëse me Shqipërinë.
Qeveria jonë e kërkoj këtë partneritet, e nënshkroj dhe tani fatkeqësisht e shkeli !
Disa prej atyre vendeve që e sponsorizuan (sipas gjuhës diplomatike) atë Rezolutë në OKB janë pozicionuar qartazi kundër interesave shqiptare në rajonin tonë (Ballkan). Por siç kanë ata interesat e tyre në Lindjen e Mesme ashtu dhe ne shqiptarët kemi interesat tona kombëtare në Ballkan. E deri më tash mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i shqiptarëve në rajon është SHBA. Republika e Shqipërisë me rrjeshtimin e saj në Rezolutën antiamerikane ka dëmtuar rëndë këto interesa për shqiptarët në Shqipëri, të shqiptarëve në Kosovë, të shqiptarëve në Maqedoni, të shqiptarëve në Mal të Zi, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Interesat e shqiptarëve nuk janë “shqiptaromadhe” por konsoliduese dhe zhvilluese të një kombi që historikisht është përçarë, është izoluar, është veçuar dhe është anatemuar vetëm me një qëllim. Të lihet i varfër !
Në këtë kontekst real politik unë nuk gjej dot sot motivin e votës PRO të Shqipërisë në atë Rezolutë. Kjo nuk është hera e parë e një vote antiamerikane në kuadër të OKB. Që nga viti 2014 e deri tani kjo është hera e tretë që Shqipëria voton kundër interesit amerikan në OKB por dhe pa asnjë interes dobiprurës për Shqipërinë atje, përkundrazi !
Por vota e kësaj rradhe është shumë e rëndë. Ajo ka dëmtuar interesin strategjik të shqiptarëve për konsolidim, zhvillim dhe prosperim të tyre.
Ajo ju ka dhënë një argument antishqiptar, kundërshtarëve tanë.

Tags: bujar nishanikunderOKBreagonSHBAvota

TË LIDHURA

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

14:46 | 17/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit
Aktualitet

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Next Post
BE flet me zë të mbytur, i trembet SHBA-së dhe Rusisë për Kosovën

BE flet me zë të mbytur, i trembet SHBA-së dhe Rusisë për Kosovën

Ramush Haradinaj i rrit pagën vetes

Ramush Haradinaj i rrit pagën vetes

Lamtumirë, shoku im! Kafshët shtëpiake ushqimi më i mirë për “padronët”

Lamtumirë, shoku im! Kafshët shtëpiake ushqimi më i mirë për “padronët”







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

by mirseda
14:46 | 17/02/2026
0

Sherr mes disa të miturish në Kukës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.2. Disa të mitur të moshës...

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

12:42 | 17/02/2026
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

12:30 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com