Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VOA: Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
VOA: Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.

Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar Shqipërinë si anëtare të re.

Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt.

Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.

“Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit.

“Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë“, thotë zoti Rama.

Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat“.

Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian“.

Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.”

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje.

Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt./ VOA

Tags: bepaqendrueshmeri politikeshqiperivendimiVOAzgjedhje

TË LIDHURA

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit
Aktualitet

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital
Aktualitet

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

17:49 | 17/12/2025
GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet
Politikë

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

17:32 | 17/12/2025
Next Post
Paloka-ambasadorit të BE: Mos i kërkoni shqiptarëve asgjë që s’do i kërkonit për qytetarët tuaj!

Paloka-Ramës: U ngjeshe me antiplumb dhe prapë nuk guxove...

Bonuset/ Dieta, qira e karburant; deputetët përfituan 28 milionë lekë në 2 muaj

Bonuset/ Dieta, qira e karburant; deputetët përfituan 28 milionë lekë në 2 muaj

Aeroporti në Kukës, Rama nxjerr pamjet: Krijohen 12 mijë vende pune

Aeroporti në Kukës, Rama nxjerr pamjet: Krijohen 12 mijë vende pune







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit
Aktualitet

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

by mirseda
17:52 | 17/12/2025
0

Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e...

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

17:49 | 17/12/2025
GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

17:32 | 17/12/2025
Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

17:13 | 17/12/2025
Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

16:44 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com