Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

VOA: Gjykata Kushtetuese kthen Teatrin Kombëtar në pronësi të qeverisë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Teatri që u prish nga mbrojtësit e tij

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nxorri sot vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me çështjen kryesore, nëse duhej prishur apo jo ndërtesa, Gjykata nuk arriti të vendosë, pasi nuk siguroi dot numrin e duhur të votave 5, për pasojë kërkesa e palës paditëse u rrëzua.

Në dy vendime të tjera po për Teatrin, Gjykata shpalli si anti-kushtetues vendimin e qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetet përsëri qeverisë, çka kërkon rifillimin e gjithë procedurave për teatrin e ri.

Regjisori i njohur, Robert Budina, tha për “Zërin e Amerikës”, se “ky vendim shënon një fitore për sakrificat e mijëra qytetarëve, që mbrojtën Teatrin Kombëtar me histori shumë-vjeçare”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se do të vazhdojë edhe në Gjykatën e Strasburgut të këmbëngulë për të nxjerrë para drejtësisë ata që shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, shkroi në rrjetet sociale se Gjykata Kushtetuese “i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar” dhe se pas kësaj nis “ndërtimi i një teatri më moderni në Ballkan”.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në reagimin e tij, se “Gjykata Kushtetuese foli e tani radhën e SPAK”.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë u shkatërrua në mesin e pandemisë më 17 maj të vitit të kaluar, me pretendimin se po aty do të ndërtohej një teatër i ri.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u mbrojt fizikisht për afro 2 vjet nga qytetarë dhe veprimtarë, të cilët zhvillonin aty edhe shfaqje artistike.

Organizata Europa Nostra e shpalli Teatrin Kombëtar si një nga objektet kulturore më shumë të rrezikuara në Europë.

Protesta 3-vjeçare nuk i pengoi megjithatë autoritetet, që ta rrëzonin ndërtesën në agim të 17 majit 2020, me mbështetjen e një numri të jashtëzakonshëm forcash policore, kur shumica e qytetarëve ishin mbyllur në banesa prej rrezikut të pandemisë.

Veprimtarët denoncuan përpjekjet, që sipas tyre, po bëheshin për të mbuluar një aferë të madhe korruptive prapa fasadës së një teatri të ri.

Por qeveria hodhi poshtë njoftimet e tyre se në atë zonë do të ndërtoheshin një seri kullash shumëkatëse, dhe se qëllimi ishte vetëm të ndërtohej një teatër i ri./VOA

Tags: pronësiQeveriaTeatri KombetarZëri i Amerikës

TË LIDHURA

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin
Aktualitet

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

09:41 | 05/12/2025
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona
Aktualitet

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!
Shqipëria

Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

09:19 | 05/12/2025
Next Post

Indi/ Krokodili ''shëtit'' nëpër rrugët e fshatit, tmerrohen banorët (Video)

100.000 vakte falas në ditë, ja mensa më e madhe dhe më e vjetër në botë

100.000 vakte falas në ditë, ja mensa më e madhe dhe më e vjetër në botë

Shaqiri shpëton Zvicrën nga humbja, ndeshja me Spanjën në kohë shtesë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin
Aktualitet

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

by mirseda
09:41 | 05/12/2025
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, zbuloi në “Top Story” se nuk ka folur me Grida Dumën që...

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

09:19 | 05/12/2025
Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

09:02 | 05/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

08:43 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com