Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

100.000 vakte falas në ditë, ja mensa më e madhe dhe më e vjetër në botë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Qyteti i madh i Amritsar, që ndodhet në shtetin e Panxhabit në veri të Indisë, është i famshëm mbi të gjitha sepse aty ndodhet tempulli i artë (Harmandir Sahib), tempulli më i madh i shenjtë për indianët e besimit sikh.

Por ndërkohë po në Amritsar, qytet me mbi rreth 1 milionë banorë, ekziston edhe mensa më e madhe që ofron ushqim falas në botë, e cila quhet Sri Guru Ramdas Ji Langar. Kjo mensë është aktive që nga viti i largët 1577, dhe shërben më shumë se 100.000 vakte falas në ditë. Ajo nuk mbyllet praktikisht asnjëherë, madje as natën. Drejtori i saj Satnam Singh, deklaroi në një intervistë për portalin “Food Insider”, se mensa ofron jo vetëm ushqim për besimtarët që vijnë në qytet për të vizituar tempullin e Artë, por edhe për këdo që ka nevojë për të, siç diktohet nga besimet dhe vlerat e besimit fetar Sikh.

Që nga fundi i shekullit XV, të ashtuquajturat kuzhina të komunitetit (langar) janë përhapur në të gjithë Azinë Juglindore, veçanërisht midis komuniteteve Sikh. Këto mensa ofrojnë ushqim falas për këdo, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, seksi apo kasta.

Kërkesa e vetme është që njerëzit të veshin rroba tradicionale, dhe për burrat çallmën tipike ose të paktën njëlloj mbulese mbi kokë. Ashtu si shumica e mensave të bashkësive Sikh, edhe ajo në Amritsar drejtohet kryesisht nga vullnetarë.

Të gjitha pjatat e shërbyera në Amritsar janë vegjetariane, dhe gatuhen në tiganë të mëdhenj metalikë. Nuk mungon asnjëherë orizi, perimet dhe daal (një supë tradicionale indiane me thjerrëza) -të cilat shoqërohen nga buka tipike integrale (chapati), çaj dhe ujë, apo edhe pudingët me bazë qumështin e orizit, sheqeri dhe bajamet për ëmbëlsirë.

Sasi të mëdha drush dhe gaz harxhohen çdo ditë për të përdorur tiganët e mëdhenj në të cilët gatuhet ushqimi. Në kuzhinat e Amritsar ka vetëm një pushim gjysmë ore në ditë, nga ora 4.30 në 5 të mëngjesit. Vullnetarët e mensës janë midis 300-350 persona çdo ditë, dhe ata janë të përfshirë kryesisht në pastrimin e perimeve që përdoren në përgatitjen e gjellëve.

Por ata ndihmojnë gjithashtu në shërbimin e ushqimit dhe në larjen e enëve metalike në të cilat shërbehet ushqimi, në mënyrë që të mund të ripërdoren shpejt nga dhjetëra mijëra njerëz që konsumojnë vaktet e tyre ulur në dysheme në sallat e ndryshme të mensës:secila prej tyre mund të strehojë deri në 5 mijë njerëz.

Satnam thotë se në këtë mensë gatuhen çdo ditë15-20 kuintalë bishtajore, dhe deri në 4 kuintalë thjerrëza brenda 3-4 orëve. Për të krijuar një ide, për të përgatitur 1 kuintal daal nevojiten4 kuintalë ujë, 25 kg qepë, 10 kilogram gjalp i shkrirë(ghee), 12 kilogramë lloje të ndryshme erëzash, plus 1.5 kg shafran dhe 5 litra vaj sinapi.

Sa për bukën chapati, e cila është pa maja dhe gatuhet në një pjatë të veçantë, brumi punohet si në makineri të ndryshme po ashtu edhe me dorë për të përshpejtuar përgatitjen:në këtë mënyrë mensa është në gjendje të prodhojë 15-17 mijë bukë në orë, nga të cilat 11-12 mijë me makinë dhe rreth 6 mijë me dorë.

Mensa e Amritsar mbështetet kryesisht nga donacionet, dhe çdo vit i duhen 3.35 milionë euro për të përballuar shpenzimet. Gjatë viteve të fundit, kërkesa për vakte falas është rritur aq shumë, saqë rreth mensës janë ndërtuar salla të reja ngrënie.

Por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Gazeta “Times of India”, ka raportuar se për shkak të pandemisë numri i personave që frekuentojnë mensën ka rënë, sidomos për shkak të kufizimeve të udhëtimit që parandalojnë vizitat në Tempullin e Artë.

Një nga menaxherët e mensës, Harpinder Singh, tha se numri i njerëzve që vizitojnë tempullin aktualisht është rreth 25 mijë në ditë. Harpinder theksoi se është hera e parë që ai sheh reduktim të vizitorëve në mensë në 24 vite që ai ka punuar atje. Por ai shton se ndonëse pandemia e “ka ndryshuar jetën e besimtarëve”, ata që kërkojnë ushqim falas në mensë po e bëjnë “pa frikë” këtë gjë.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/06/30/mensa-gratuita-amritsar-sikh/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: indimensevakte falas

TË LIDHURA

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Bota

Dyshim për spiunazh! Ish-kreu i Shërbimit Sekret gjerman në pranga

09:02 | 07/10/2026
Next Post

Shaqiri shpëton Zvicrën nga humbja, ndeshja me Spanjën në kohë shtesë

Variantet e Covid/ Manastirliu-qytetarëve: Vaksinohuni gjatë muajve të verës

Ndryshimet hormonale, 10 rastet që nuk duhen injoruar







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com