Kryetarja e Lidhjes Demokartike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi zhvilloi ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës.
Vokshi kërkoi prej tyre të aktivizohen dhe të kryesojnë protestat e opozitës së bashkuar.
Teksa po fliste për vendimin që opozita mori për tu larguar nga Parlamenti, Vokshi theksoi se Partia Demokratike kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Sipas saj, opozita i hoqi fasadën e legjitimitetit “parlamentit të krimit”.
“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapsirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”, deklaroi Vokshi.