Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vlonjatët i hoqën PS-së 6.700 vota, por rënia e LSI i shpëtoi mandatin

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vlonjatët i hoqën PS-së 6.700 vota, por rënia e LSI i shpëtoi mandatin

Partia Socialiste fitoi më pak vota se sa katër vjet më parë në Qarkun e Vlorës, ndërsa Partia Demokratike në opozitë arriti një nga rezultatet e veta më të mira, në qarkun tradicionalisht bastion socialist. Megjithatë, PS arriti të ruajë mandatin e tetë të vetin për shkak të rënies së LSI, e cila nuk arriti të fitojë deputet.

Në Vlorë, dy partitë e vogla që garuan në spektrin e djathtë, Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim morën së bashku rreth 2,600 vota, jo mjaftueshëm për të nxjerrë deputet, por mjaftueshëm për të hequr një deputet nga radhët e opozitës. Deputeti i fundit në qark u nda ne 7400 vota dhe u mor nga socialistët. Lëvizja për Ndryshim e ish-nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli garoi në Vlorë me ish-deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri ndërsa Bindja Demokratike garoi me ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi.

Socialistët fituan 59 mijë vota, nga gati 66 mijë që kishin fituar më 2017 ndërsa demokratët fituan 32 mijë vota nga 23 mijë që kishin fitur katër vjet më parë. Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 6,200 vota, 6 mijë më pak se sa në 2017 dhe rreth 1,200 vota më pak nga sa i nevojiteshin për të fituar mandat.

Kryeministri Edi Rama ishte kandidati më i votuar në Vlorë sa i përket votave pëlqyese me 11 mijë vota, ndërsa Ministrja e Financave, Anila Denaj u pozicionua e dyta duke marrë 6400 vota pëlqyese. Denaj mposhti edhe Damian Gjiknurin, i cili ishte përgjegjësi për fushatën e PS në qark. Nga demokratët, Bujar Leskaj ishte më i votuari me 5200 vota, pasuar nga Fation Veizaj me 3,500 vota dhe Ina Zhupa gjithashtu 3,500 vota.

Drejtori i minierës së bitumit të Selenicës, Gëzim Ademaj arriti të marrë gati 3,300 vota, më shumë se dy herë në krahasim me deputetin e katërt të PD-së, Arbi Agalliu. Pavarësisht kësaj, Ademaj nuk do të jetë deputet. Përveç Ademajt, edhe tre kandidatë të tjerë demokratë kanë marrë më shumë vota se sa Agalliu. Rreth 80% e votuesve të PD-së dhe 83% të PS-së hodhën votë pëlqyese për kandidatët për deputet, përveçse për partinë në këtë qark.

Rezultati final i zgjedhjeve i dha PS-së 8 mandate dhe PD-së 4 mandate, pothuajse i pandryshuar në krahasim me 2017 kur PD dhe LSI patën marrë sëbashku 4 mandate. Rezultati më i ngushtë mes palëve është shënuar në vitin 2009 kur PS dhe PBDNJ, në atë kohë në aleancë me PS, morën sëbashku shtatë mandate ndërsa PD dhe PDIU morën pesë mandate.

Vlora është edhe qarku me pjesëmarrjen absolutisht më të ulët në zgjedhje, pjesëmarrje që ra akoma më poshtë më 25 prill. Nga 318 mijë zgjedhës në listën e votuesve, vetëm 106 mijë u paraqitën në kutitë e votimit ndërsa nga këto, 4700 rezultuan vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në Vlorë ra nga 36% në 33%. Gjatë katër viteve të fundit, numri i shtetasve me të drejtë vote është rritur me 10 mijë në qark dhe pavarësisht kësaj, në kutitë e votimit u paraqitën 4 mijë votues më pak se sa më 2017. Tre nga dymbëdhjetë deputetët e Vlorës, dy nga PS dhe një nga PD janë gra, ose 23%./BIRN/

Tags: mandatiPSvlorevota

TË LIDHURA

Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze
Aktualitet

Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze

12:29 | 05/07/2025
Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së Ramës, ngrihet Task Forcë e posaçme
Aktualitet

Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së Ramës, ngrihet Task Forcë e posaçme

11:53 | 05/07/2025
Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir
Aktualitet

Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

11:07 | 05/07/2025
Next Post
Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Shkarkimi i Presidentit/ Bushati: I teket Ramës të tallet me Metën

Champions/ Siti mposht PSG-në dhe shkon për herë të parë në finale

Champions/ Siti mposht PSG-në dhe shkon për herë të parë në finale

Astronauti kinez i shekullit XVI, i pari që arriti në Stratosferën e Tokës

Astronauti kinez i shekullit XVI, i pari që arriti në Stratosferën e Tokës

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze
Aktualitet

Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze

by mirseda
12:29 | 05/07/2025
0

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni...

Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së Ramës, ngrihet Task Forcë e posaçme

Mobilizim për sezonin turistik në Vlorë pas vizitës së Ramës, ngrihet Task Forcë e posaçme

11:53 | 05/07/2025
Tension në Kosovë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga Kuvendi

Tension në Kosovë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga Kuvendi

11:33 | 05/07/2025
Parashikimi i frikshëm i “Financial Times”: Izraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përplasjes

Parashikimi i frikshëm i “Financial Times”: Izraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përplasjes

11:19 | 05/07/2025
Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

11:07 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com