Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vjosa Osmani si “Vetvetja” ose si “Vetvendosja” në LDK

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vjosa Osmani si “Vetvetja” ose si “Vetvendosja” në LDK

Nga Mero Baze

Ka një lexim jorealist të asaj që ka ndodhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese në LDK. Dhe leximi jorealist nuk vjen aq shumë nga dashuria për Vjosa Osmanin e idhtarëve të partive të tjera, por nga urrejtja që kanë për LDK ose më mirë ta themi, nga rasti që kanë për të hedhur një gur më shumë mbi LDK.

Së pari është rezultati i votave që e shkarkuan. Rezultati 70 me 53 për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese është rezultati më demokratik që unë kam ndeshur këtu e 30 vjet në çdo parti shqiptare, andej e këtej kufirit.

Në Shqipëri dhe Kosovë kur shkarkohet një drejtues politik që bie ndesh me vijën politike të partisë, rezultati është zakonisht 99 për qind. Kur është shkarkuar Eduard Selami nga Sali Berisha vetëm dy vetë ngritën dorën pro tij, Mustafa Nano dhe Edi Paloka. Pastaj Edi Paloka e mohoi dhe tha se “po kruaja veshin”.

Mos të shkojmë pastaj në Kosovë tek partia e Albin Kurtit, e cila pas një gjyqi enverist ndaj kundërshtarëve në parti dhe ndaj ish kryetarit të partisë, i linçoi ata si armiq historik të Vetëvendosjes, Kosovës dhe çështjes shqiptare dhe vazhdon t’i linçojë akoma. Dhe paradoksi është se këta që po vajtojnë për Vjosën janë shumica anëtarë të Vetëvendosjes që sapo lavdërojnë Vjosën, nuk harrojnë të shajnë ata që linçuan në partinë e tyre se i bën hije “liderit suprem”.

Fakti që LDK arriti të krijojë këtë rezultat, tregon se Vjosa Osmani ka rrënjë në LDK, dhe duhet të forcojë rrënjët e saj dhe jo të shkulet prej andej, siç ëndërrojnë këta që e duartrokasin si viktimë. Ajo nuk ka dalë viktimë nga votimi, por e fituar. Dhe e fituar falë edhe kulturës politike të LDK-së.

Ata thjeshtë e duan LDK edhe pa Vjosa Osmanin që ta kenë më të lehtë në të ardhmen.

Së dyti është debati i pjekur publik i LDK rreth këtij zhvillimi. Përveç rivalëve të saj që kanë lëshuar herë pas here deklarata politike, dhe asaj shëmtisë për babain e saj si ish polic i Kosovës nën Serbi, nuk shikoj ndonjë përbaltje apo gjuhë urrejtje siç ndodh me armiqtë e Vetëvendosjes, të cilëve Albin Kurti u përndjek dhe familjarët. Kujto rastin e Gent Cakajt e Besa Shahinit për të cilët erdhi deri në Shqipëri të bënte protestë kundër tyre, vetëm pse njëra e ka pasur burrin kundërshtar të tij e tjetri e kishte motrën në Gjykatën Kushtetuese që kishte dosjen e tij.

Kjo është një tjetër maturi e LDK dhe identitet i kulturës demokratike të saj.

Së treti çka është dhe më e rëndësishme nga ana politike, unë nuk shikoj ndonjë dramë pse LDK e shkarkon Vjosën nga kryesia për shkak të qasjes së saj krejt të kundërt me vendimet politike të LDK. Në këtë rast do të ishte normale që Vjosa të jepte dorëheqje nga postet drejtuese të LDK dhe të ishte anëtare e saj në pritje të kohës së saj.

Vjosa bëri betejë kundër LDK. E drejtë apo jo, kjo është çështje strategjie politike, por LDK, nuk ishte dakord me Vjosën dhe mirë bëri që nuk ishte, që Albin Kurti ta poshtëronte atë si parti dhe ajo ta duartrokiste në emër të LDK. Ajo duhet të jepte vetë dorëheqje dhe t’i hapte rrugë vendimeve politike të shumicës së LDK.

Nuk e  bëri për arsyet e saj, por do të ishte shumë e fuqishme brenda LDK po ta bënte. Tani që i vuri në provë ta shkarkonin, sërish ka treguar se është e rëndësishme për LDK.

Në asnjë parti tjetër nuk kam parë që një drejtuese politike të jetë haptazi kundër qëndrimeve politike të partisë dhe pastaj të kërkojë të qëndrojë në krye të saj.

Beteja reale e Vjosës duhet të ishte kandidimi për kryetare të LDK, dhe jo lejimi i rizgjedhjes së Isa Mustafës pa garë me duartrokitje. Kur e ka pranuar atë standard nuk ka pse mos të pranojë këtë vendim.

Për më tepër që ku vendim dhe ky rezultat, e nderon dhe nuk e turpëron.

Do ta kishte turpëruar sikur të kishte dalë 99 për qind kundër saj, siç dalin “armiqtë” në partinë e Albin Kurtit.

Vjosa Osmanin e ka respektuar më shumë LDK duke e shkarkuar me atë rezultat, se sa përpiqen ta “respektojnë” idhtarët e linçimeve partiake në Kosovë dhe Shqipëri duke e marrë në mbrojtje. Ky votim ka treguar se ajo ka rrënjë në LDK, dhe se LDK ka hapësirë për mendimin ndryshe. Nga aftësia që ajo ka për ta lexuar realisht këtë situatë do të varet dhe e ardhmja e saj politike, nëse ajo do të jetë “Vetvetja” apo “Vetëvendosja” në LDK.

Tags: LDKmero bazeshkarkimiVetevendosjeVjosa Osmani

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Çdo të thotë të jesh në një martesë ndër-racore

Çdo të thotë të jesh në një martesë ndër-racore

Rastet e reja me koronavirus/ Europa League rrezikon të mos luhet në Gjermani

Rastet e reja me koronavirus/ Europa League rrezikon të mos luhet në Gjermani

Avdullah Hoti emëron 22 zëvendësministra

Avdullah Hoti emëron 22 zëvendësministra







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com