E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Vizita në Greqi, Rama tregon se për çfarë bisedoi me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi, ku u takua Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologun, Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë u shpreh falenderues për mikpritjen nga Mitsotakis dhe tha se gjatë takimit u diskutua për situatën e covid, marrëdhënieve mes dy vendeve dhe problematikave rajonale.

Sipas Ramës, ka një vullnet nga të dyja palët për ta zhvilluar më tej këtë marrëdhënie strategjike.

”Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjik’’, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.

Vizita e Ramës në Athinë vjen pas një qëndrimi dyditor në Ankara dhe në kohën kur Shqipëria dhe Greqia kanë shprehur gatishmërinë për t’i zgjedhur mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar në Gjykatën e Hagës.

Një ditë para se të nisej në Turqi, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin Dendias. Ky i fundit shkruante se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...