Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Viktimat e panjohura të Enver Hoxhës dhe dënimi i dytë ndaj ish të burgosurve politikë (Foto)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Viktimat e panjohura të Enver Hoxhës dhe dënimi i dytë ndaj ish të burgosurve politikë (Foto)

Ndërmjet viteve 1944-1990, regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri, përhapi frikë dhe terror. Një e treta e popullsisë, e kaloi jetën pas telave me gjemba. Njëri prej tyre është Simon Mirakaj. Edhe sot, 27 vjet pas shembjes së komunizmit, ai e ka të pamundur të çlirohet nga përvojat e tmerrshme të asaj periudhe…

Lushnjën e njohin të gjithë në Shqipëri, edhe nëse nuk kanë qenë asnjëherë atje. Një vend i vogël, më pak se një orë larg nga Tirana, ku nuk ka asnjë destinacion për turistët e Adriatikut. Lushnja është famëkeqe. Ajo qe e rrethuar dikur nga kampet e internimit. “Ne u dërguam në fshatin Savër, 4 kilometra larg nga Lushnja”- thotë Simon Mirakaj, i cili u internua në vitin 1944, qëkur ishte dy javë foshnje, dhe më vonë në një kamp burgimi.

Faji i Simon Mirakajt, ishte se kishte prindin e gabuar. Një baba që luftoi kundër diktatorit Enver Hoxha, pasi ishte i bindur se ai po planifikonte të instalonte në vend një komunizëm si ai në Bashkimin Sovjetik pas Revolucionit të Tetorit, dhe pastaj cilido që do të donte të vriste veten nga zhgënjimi, nuk do të gjente dot as armë për ta kryer atë akt. Babai i tij pati të drejtë: Shqipëria ndërtoi atë që quhej komunizmi i Epokës së Gurit, me gulagë nga dita e parë e deri në ditën e fundit të diktaturës, në vitin 1990. Simon Mirakaj nuk e mësoi dot se si është të jesh i lirë, deri sa mbushi 46-vjeç.

“Ata vetëm donin të tregonin se po bënin diçka”. Sofokli Kuqeci ishte më i madh se Simon Mirakaj, por gjithsesi një fëmijë 8-vjeçar, kur nëna e tij u internua në Lushnjë, bashkë me 5 vëllezërit dhe 3 motrat e tij në Savër. Gjashtëdhjetëvjeçari është duke na pritur në sheshin e fshatit, para një monument të ri të mrekullueshëm. Vepra e realizuar me mjeshtëri, tërheq vëmendjen në atë fshat të lënë pas dore.

Sofokli Kuqeci, ish-i burgosur politik

“Monumenti nuk ka ndonjë dedikim të veçantë, as nuk dihet se kush e ka projektuar atë, nuk ka në të as emra viktimash, pasi ky profesor nuk qe aspak viktimë, ata thjesht dëshironin të tregonin se po bënin diçka”. Asnjë nga rrugët anësore në fshat nuk është e shtruar me asfalt, dhe kur bie shi gjithçka mbytet nga balta.

Sofokli Kuqeci ndalon në një kryqëzim të vogël. Këtu ishte kufiri, më thotë ai. Kishte shtigje në çdo drejtim, të veshura si dikur me gardhe. Pas tyre kulmojnë çatitë e shtëpive të varfra. “Këtu jetuam ne, familjet e dënuara, dhe atje pas rrugës ata që ishin të lirë. Të burgosurit e rritur duhej të raportonin në polici në mëngjes dhe në mbrëmje”.

Sofokli Kuqeci hap me kujdes portën, e cila pothuajse është duke rënë. Dy dhoma në katin përdhes, pa kuzhinë dhe pa banjë, ishin shtëpia e 9 persona për 30 vjet me radhë. Çatia e asbestit në këtë kasolle gjysmë të shkatërruar, është e dëmtuar rëndë nga era dhe koha. “Një nga motrat e mia ishte e martuar kur familja jonë u internua, dhe çdo kontakt i saj me ne ishte i ndaluar, nëse ajo nuk donte të përfundonte në kamp. Ndaj ne nuk patëm asnjë komunikim me të, gjatë gjithë periudhës së komunizmit”- thotë Sofokliu.

Vajtim për rininë e humbur

Sofokli Kuqeci ende mban zi për vitet e humbura të rinisë së tij, edhe pas 25 vitesh nga fitimi i lirisë. “Ndihesha shumë keq në adoleshencë, nuk munda të ndiqja pasionet e mia, s’mund të kisha dot një të dashur, dhe kur kishte ndonjë aktivitet festiv në fshat na thuhej: “Nuk është për të burgosurit politikë!”.

Për të dy burrat, Sofokli Kuqecin dhe Simon Mirakajn, të cilët u ndëshkuan që fëmijë për sjelljen e prindërve të tyre, 7 nëntori i vitit 1917, kur filloi 100 vjet më parë Revolucioni i Tetorit, është një ditë e zezë me të cilën fatkeqësia nisi rrugëtimin e saj. Në vendin e vogël ballkanik, vendosja e diktaturës komuniste në vitin 1944 nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, do të thotë për një të tretën e popullsisë një jetë pas telave me gjemba dhe në punë të detyruar.

Nebil Çika, që drejton një nga disa shoqatat e ish-të burgosurve politikë, na tregon shkallën e shfrytëzimit të këtyre të burgosurve. “Shqipëria vazhdon të jetojë në ndërtesat e ngritura nga të burgosurit politikë. Për shembull aeroporti ynë i vetëm civil në Rinas, aeroporti ushtarak në Kuçovë, minierat e bakrit në Spaç, kënetat e bonifikuara në Maliq dhe Myzeqe, janë realizuar nga duart e të burgosurve, gjatë së cilës u hapën varre masive me qindra të vdekur. Një pjesë e godinave në Tiranë dhe qytete të tjera janë ndërtuar nga të burgosurit, dhe ata ende po kërkojnë me ngulm kompensimin. Pastaj unë them:Na jepni vetëm atë që kemi ndërtuar. S’kemi nevojë për tjetër kompensim!”.

Terror, torturë, kampe

Të burgosurit në kampe bombardoheshin me propagandën komuniste me orë të tëra, me fjalimet e pafundme të Enver Hoxhës, dhe duke dëgjuar ithtarët e tij që brohorisnin diktatorin. Për opozitën e arsimuar kjo qe një torturë e vërtetë. Të mbijetoje në kampin e Tepelenës nuk ishte diçka e lehtë, thotë Simon Mirakaj. “Oborri i kampit ushtarak në të cilin ndodhej kampi ishte ende i minuar, që nga koha e luftës italo-greke. Disa minat shpërthyen, dhe ne pamë pjesë trupash të fluturonin përreth, shumë fëmijë vdiqën, por edhe të moshuar për shkak të granatave, por sidomos nga kequshqyerja, me vetëm 2 vakte ushqimore në ditë, kryesisht një supë me ujë, që ndonjëherë ishte plot me krimba”.

Familjeve të disidentëve të internuar u jepej kaq pak ushqim, saqë fëmijët shpesh nuk kishin fuqi të shkonin në shkollë, pasi rruga kishte një të përpjetë të madhe, dhe më pas kalonte mbi një urë. “Një ditë, disa vajza u ndalën mbi urë dhe vendosën të hidheshin në ujë për të vdekur, por një vajzë më e madhe në moshë i ndali, duke iu thënë se çfarë drame do t’i shkaktonin nënave të tyre”.

Pa fshatarët që u çonin të burgosurve bukë natën, familja e Simon Mirakaj do të kishte vdekur në secilën nga qendrat e tyre të shumta të paraburgimit. Para së gjithash, solidariteti me njëri-tjetrin, mbajti gjallë shumicën e tyre.

“Në Savër kishim shumë të burgosur intelektualë, që kishin studiuar jashtë vendit para luftës, dhe ata na dhanë dashurinë për muzikën dhe letërsinë Festivali italian i muzikës së lehtë në Sanremo, ishte në qendër të vëmendjes për ne që e dëgjonim tinëz në radio. Gjithashtu dëgjonim lajmet në italisht, ndaj dhe e dinim se çfarë po ndodhte në botë, ndërsa gjithnjë njëri nga ne duhet të ruante jashtë.”

Një jetë pas telave me gjemba

Simon Mirakaj, ish- i burgosur politik

73-vjeçari e kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij pas telave me gjemba. Megjithatë, ai nuk duket i thyer shpirtërisht. Kur ishte thuajse 50 vjeç, ai e realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë: studioi për jurisprudencë. Më pas nisi punë në Ministrinë e Brendshme. Si ish i burgosur ai donte të kishte sa më pak të bënte me njerëzit, por vetëm me letra dhe dosje.

Për shkak se kalvari i vuajtjeve të Simon Mirakajt, ka qenë nga më të rëndët, ai i ka marrë tashmë të gjitha këstet e dëmshpërblimit”. “Kam marrë 20 milionë lekë të vjetër për 44 vite burg”. Gati 17.000 euro. Në pamje të parë një shumë e madhe, po të kihet parasysh fakti se të ardhurat mesatare në vend, janë midis 250-350 euro në muaj.

Megjithatë, kjo shumë nuk mjafton mbi Shqipërinë e brishtë, por ai nuk ankohet. “Tani jam i shqetësuar vetëm për tim bir. Shqipëria është kaq shumë e paqëndrueshme. Në çdo ndryshim qeverie, ndryshon e gjithë struktura e pushtetit, deri në gjymtyrën më të vogël. Kjo pasiguri më shqetëson sot, dhe them: Si do ta përballojë djali im? Ai nuk është aq i fortë sa unë. Ai nuk është Simoni”.

Pavarësisht lirisë, asgjë tjetër veç zhgënjimit

Edhe pse shumë vite më i ri, Sofokli Kuqeci shfaqet shumë më pesimist. Ai u bë një sipërmarrës i vogël, jetoi për disa vjet në Greqinë fqinje, por u kthye në Shqipëri për t’u kujdesur për nënën e tij 103-vjeçare. Pra, ai është ende i lidhur me fshatin ku u internua. Përfundimi i tij mbi vitet e lirisë: “Zhgënjim, asgjë tjetër veç zhgënjimit, sepse shteti s’ka bërë asgjë në 27 vitet e fundit, për të hedhur dritë mbi këtë kapitull të historisë sonë”.

“Në fillim të viteve 1990”- shton ai “kishte ende disa prej nesh në parlament, por tashmë asnjë nuk flet për ne”. Përveç kësaj, Kuqeci është ende duke pritur pagesat e dëmshpërblimit financiar. Nga 8 këstet e premtuara, ka marrë deri tani vetëm 2 prej tyre. Asnjë prej rrugëve të fshatit Savër nuk i është vendosur një emër, që të kujtojë vuajtjet e viktimave të panumërta të represionit komunist shqiptar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: burgosurvedënimikomunizmitpanjohurapolitikeshqiptarviktimat

TË LIDHURA

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Next Post
Tregtia në rajon/ Sipërmarrësit: Shqipëria të lehtësojë procedurat doganore

Tregtia në rajon/ Sipërmarrësit: Shqipëria të lehtësojë procedurat doganore

Kamza zhyt në krizë Partizanin e italianëve (Video)

Kamza zhyt në krizë Partizanin e italianëve (Video)

Elbasan/Prokuroria vë në sitë familjet e mëdha, dyshohen për pastrim parash

Elbasan/Prokuroria vë në sitë familjet e mëdha, dyshohen për pastrim parash

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi
Bota

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

by mirseda
18:11 | 30/07/2025
0

Prej datës 12 tetor, do të nisë zbatimi i sistemit të ri digjital i kufijve të Evropës...

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

17:40 | 30/07/2025
Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

17:37 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com