Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kamza zhyt në krizë Partizanin e italianëve (Video)

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Kamza është padyshim surpriza e këtij edicioni të kategorisë Superiore. Ditën e sotme ata kanë mposhtur Partizanin me rezultatin e ngushtë 1-0, me gol të shënuar nga Ymeraj. Kjo ishte humbja e katërt e të kuqve në 9 ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe tashmë partizani me dy humbje radhazi përfundon në krizë. Në pjesën e parë u duk një ndeshje jo e luftuar shumë fort, me një Partizan që dominoi, por nuk rrezikoi asnjëherë seriozisht.

Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës u nxehën gjakrat pasi të dyja ekipet dëshironin ta fitonin këtë ndeshje. Është Partizani që sulmon në çdo kohë dhe Kamza që pret rastin për ndonjë kundërsulm të mundshëm. Batha godet shtyllën pak minuta pasi fillon pjesa e dytë, ky ishte rasti i vetëm serioz deri në atë moment. Më pas loja ka shumë ndërprerje dhe kartonë të verdhë. Në momentin kur të gjithë prisnin golin e Partizanit, 10’ minuta nga fundi është Kamza që nis një kundërsulm mjaft të bukur me Plakun, i cili finalizohet në gol nga Ymeraj. Të kuqtë e Iulianos provojnë të hidhen në sulm me të gjitha fuqitë por e kanë të pamundur të depërtojnë në mbrojtjen e Kamzës në ato minuta të fundit.

Ky rezultat mbanë në vendin e katërt Kamzën dhe e bën ekipin surprizë të kampionatit, që ka grumbulluar 15 pikë dhe ka siguruar vendin e katërt. Ndërsa nga ana tjetër Partizani qëndron në vendin e pestë momentalisht me 11 pikë dhe do ta ketë të vështirë të ringrihet pas kësaj humbjeje. Kjo humbje mund ta zhysë në një krizë mjaft të madhe Partizanin, tek të cilët priten të merren masa mjaft të mëdha si tek stafi drejtues dhe tek lojtarët.

Tags: italianëvekamzakrizePartizaninVideozhyt

TË LIDHURA

Sport

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026
Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

15:18 | 05/06/2026
Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Next Post

Elbasan/Prokuroria vë në sitë familjet e mëdha, dyshohen për pastrim parash

Ndeshja e 600 e Messit, përballë viktimës së preferuar

Netflix përjashton Spacey-n pas akuzave për ngacmime seksuale







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

by mirseda
12:18 | 06/06/2026
0

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës...

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com