E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

VIDEO/Shkatërrohet banda që bënte kërdinë me vjedhje në Sarandë 

Policia e Sarandës ka goditur një bandë grabitësish, të cilët janë autor të disa vjedhjeve në qytetin bregdetar. Tre të arrestuarit, dy prej të cilëve me precedentë të mëparshëm, vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve.

Në sajë të operacionit të koduar “Pushuesit”, janë vënë në pranga tre shtetas; Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”. Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Po kështu janë zbardhur dhe dokumentuar 14 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj, duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin.

Njoftimi

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pushuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Sekuestrohet automjeti që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pushuesit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve: Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”. Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMË” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...