E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shkarkohet prokurori, kishte dhënë 50 mijë euro hua dhe do merrte 110 mijë

Kreu i Prokurorisë Lushnje, Arben Dyla, është shkarkuar për shkak të problemeve me pasurinë. Ai u gjend në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, në momentin që policia e arrestoi atë me urdhër të SPAK-ut pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës.

Arben Dyla është shkarkuar nga shkalla e parë e Vettingut për shkak të problemeve me pasurinë. KPK shkarkoi Dylajn pas debateve të seancës së kaluar 2 ditë më parë.

Ai i ka dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, kontratë për 5 vite. Shtetasi A. K., ka marrë 50 mijë euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin. Kjo do të thotë që huamarrësi do t’i paguante prokurorit 60 mijë euro interes ose 110 mijë euro për 5 vite, pra 60 mijë euro mbi huanë e marrë. Prokurori ka sqaruar se shtetasi A. K., nuk merrte dot kredi në bankë se i kishte të bllokuara, dhe ai e ka ndihmuar.

Sipas kontratës të lidhur mes palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmeni duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë eurosh. Si garanci për shlyerjen e shumës, ai kishte lënë një apartament, në të cilin jetonte prokurori, ç’ka bëri të ngriheshin dyshime për një kontratë fiktive.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...