Në nderim të viktimave të tërmetit që tronditi vendin, dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Të cilët kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi dhe respekti.
Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit shkaktoi viktima, të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara.
Po ashtu, edhe në qytetin e Vlorës janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për jetët e humbura.
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës e Laç, ndërsa ende vijojnë ende kërkimet për trupa poshtë rrënojave të hotel “Mira Mare” në Durrës.