Ndryshe nga çfarë jemi mësuar në studiot televizive, gazetari Sokol Balla ka publikuar një video nga pushimet në Rio de Janeiro, ku shfaqet shumë ndryshe. Sokoli shfaqet duke kërcyer si reper buzë detit, nën tingujt e këngës ‘Rio’ të Ledri Vulës.
Ajo që bie në sy janë tatuazhet e gazetarit, me të cilat ka mbuluar tërësisht të dy krahët.
Pas përplasjes në distancë mes presidentit Meta dhe gazetarit Sokol Balla, duket se ky i fundit nuk e ka kapërdirë faktin që presidenti nuk i shkoi në emision. Balla është detyruar që të ndërtojë një program pa Metën, ndërkohë që refuzimi i ishte bërë i ditur dhe nga zyra e shtypit të Presidencës.