Kamerat e një servisi kanë kapur momentin kur një burrë hyn dhe qëllon me armë disa herë, e më pas largohet.
Bëhet fjalë për një konflikt mes familjeve. Personi me armë është vjehrri i punonjësit të servisit. Ai ka qëlluar mbi të, për arsye se dhëndri nuk pranonte të firmoste kërkesën e së bijës për divorc.
Ngjarja ka ndodhur në rrethinën Karabaglar të provincës së Izmirit në Turqi, vend ku dhëndri ishte i punësuar. Pas plagosjes, dhëndri ka folur nga spitali. Ai ka treguar arsyen, teksa tha se nuk pranonte t’i jepte divorcin të bijës së personit që e qëlloi.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.