Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ikje masive/ Ja sa shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ikje masive/ Ja sa shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE

Në dhjetë vitet e fundit 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. 

emigrante-ikin_1507707353-9080965

Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vitet e fundit në vendet e BE-së, përllogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të Shqipërisë, bazuar kjo në të dhënat e Eurostat për lejet e qëndrimit, INSTAT  për popullsinë. 

Sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më të madhe të lejeve të qëndrimit është lëshuar për arsye familjare. Shqipëria ka shënuar rekord për numrin e lejeve të qëndrimit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, ku prej 2008-s qytetarët shqiptarë kanë kryesuar për numrin e tyre.

Rekordin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë këto 10 vjet u shënua në 2008-mn ku sipas Eurostat u pajisën me leje qëndrimi gati 100 mijë shqiptarë. Më pas numri lejeve hyri në trend rënës, ku në 2013 kapi nivelin më të ulët prej 31 mijë aplikimesh, por duke mbajtur rekordin në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas 2013-s numri i lejeve të qëndrimit u rrit sërish, nga 2014 deri 2017-n u pajisin me leje qëndrimi për herë të parë rreth 200 mijë shqiptarë. Kjo përkon me valën e re të emigracionit, ku aplikimet për azil në 2015-n arritën mbi 60 mijë

Në vitin 2017, numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e BE-së ishte 51 mijë e 600, ku rreth 29 mijë u dhanë për arsye familjare, rreth 2000 për arsye shkollimi dhe 5 mijë për punë.

Pas Shqipërisë, për 2017-n me numrin më të lartë lejesh qëndrimi të lëshuara renditet Serbia, ku rreth 40 mijë qytetarë të saj u pajisën për herë të parë me leje qëndrimi nga vendet e BE-së. Në ndryshim nga qytetarët shqiptarë pjesa më e madhe e serbëve kanë marrë lejet e qëndrimit për arsye punësimi, rreth 17 mijë, 13 mijë  për arsye familjare dhe 2400 për arsye shkollimi.

Në vend të tretë, për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit renditet Kosova, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat vetëm gjatë 2017-s janë marrë rreth 26 mijë leje të reja qëndrimi, pjesa më e madhe e të cilave janë lëshuar për arsye familjare.

Ndërsa maqedonasve iu lëshuan rreth 16 mijë leje qëndrimi nga vendet e BE-së, ku edhe këtu mbizotëronin lejet e qëndrimit për arsye familjare.  Në rajon numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit e ka Mali i Zi, ku sipas Eurostat u pajisën në 2017-n 2500 qytetarë./Monitor

Tags: Ikjekanë marrëleje qëndrimimasivenë BEsa shqiptarë

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!
Aktualitet

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Next Post
Ndizen tensionet/ Aeroplani rus sulmohet nga avioni spiun amerikan

Ndizen tensionet/ Aeroplani rus sulmohet nga avioni spiun amerikan

Grida Duma në një kafe me Ramën?

Grida Duma në një kafe me Ramën?

Basha flet me shifra: Ja sa mandate i siguroi krimi Edi Ramës

Basha flet me shifra: Ja sa mandate i siguroi krimi Edi Ramës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com