Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/ Nga kasollja në shtëpi të re, familja me 4 jetimë buzëqesh sërish

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
VIDEO/ Nga kasollja në shtëpi të re, familja me 4 jetimë buzëqesh sërish

Në fillim të muajit Shkurt emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes së Migena Buzarakaj. Ajo jetonte me 4 fëmijët e saj nga 4 deri në 8 vjeç, në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht, liruar nga një i afërm.

Bashkëshorti kishte ndërruar jetë nga kanceri disa muaj më parë. “Tani jam vetëm unë dhe 4 fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Është shumë e vështirë. Nuk kam as shtëpi as asnjë gjë. Të rrish tek shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur s’ke ku të fusësh kokën, kur s’ke ku të çosh fëmijët… Sikur të kisha një dhomë ku të fus kokën, sepse fëmijët i kam të sëmurë nga laringu. I bej aparatin në mëngjes dhe në darkë. Ngela dyerve të spitaleve, para një jave e kisha gocën e shtruar me ftohje. Dritares i kemi vënë plasmas sepse futet shiu brenda. Plasmasi bën zhurmë dhe këta tremben, por i gënjej ashtu siç di vetë. Ça do bëj? Do bëhem e fortë. Për momentin ne nuk kemi asnjë gjë për të ngrënë. (Fëmijët) kërkojnë të hanë. U them do të të bëjë mami më vonë, dale se mami ka këtë punën në dorë… i gënjej që të harrojnë. Se kur s’kam, ça do t’u jap, ky ishte fati jonë”, thoshte Migena një muaj më parë.

Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” u kthyen në Fier për të përuruar shtëpinë e re të Migenës dhe fëmijëve të saj, mundësuar nga një shqiptar nga Llojani i Kumanovës, ndërsa arredimi nga institucioni financiar FAF.

Arbër Hajdari, Fundjavë Ndryshe: Migena, kjo është shtëpia juaj. Është shtëpi e madhe dhe ne kemi menduar të jetë e madhe, që të mos jesh vetëm, por të jetosh me njerëzit e tu për shkak të fëmijëve. Apartamenti është i ri, tani do ju tregoj edhe dhomat e tjera. Këtu kemi bërë kuzhinën, atje është ballkoni, këtu është këndi i ngrënies. Shtëpia ka dy banja.

Gazetarja: E kishe menduar se do të kishe një dhomë kaq të bukur?

Djali i Migenës: Jo!

Gazetarja: Të pëlqen?

Djali i Migenës: Po, shumë.

Migena Buzarakaj: Tani ndihem shumë e lumtur. Edhe pse kam dhimbje në shpirt, tani ndihem shumë e lumtur. I falënderoj të gjithë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj sa e lumtur jam, ju falënderoj të gjithëve.

Arbër Hajdari, Fundjavë Ndryshe: Për familjen tënde ka kontribuar një shqiptar i Kumanovës dhe institucioni FAF. Gjej rastin t’i falënderoj për gjithë këtë shtëpi që është blerë për ty dhe familjen tënde dhe shpresoj që të kenë marrë fund dhimbjet tuaja si dhe të bëhesh e fortë për të rritur fëmijët, sepse Zoti t’i ka dhënë dhe janë bereqet i madh. Kjo shtëpi është e jotja, ky është çelësi i shtëpisë. Ta gëzosh.

Babai i Migenës u ngrit në këmbë dhe mes lotësh falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar.”Ju ndihmoftë zoti të gjithëve”.

Ndërsa nëna e saj tha se “sot që i kanë rregulluar këto ndihem më lehtë, shumë faleminderit juve në radhë të parë. Zoti ju ndihmoftë të gjithëve ju që i hodhët sytë nga ne.”

Drejtuesit e Emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj falënderuan përzemërsisht shqiptarin nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, i cili megjithëse kishte investuar një shumë të madhe parash për blerjen e shtëpisë, kishte kërkuar të mbeste anonim. “Lum nëna që të ka”, tha Saimir Kodra. /tvklan.al

Tags: 4 jetimeBuzarakajfamiljafiershtepi e re

TË LIDHURA

Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit
Aktualitet

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

17:13 | 05/08/2025
Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore
Aktualitet

Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

17:00 | 05/08/2025
Next Post
Qytetarja pa gjunjë kërkon kemp: Të ha një copë bukë si gjithë të tjerët

Qytetarja pa gjunjë kërkon kemp: Të ha një copë bukë si gjithë të tjerët

Shkëlzen Berisha uron nënën për 8 mars, në foto edhe Armina

Shkëlzen Berisha uron nënën për 8 mars, në foto edhe Armina

“Shqipëria është nevojtore”, plas sherri mes Çanit dhe Bashës

“Shqipëria është nevojtore”, plas sherri mes Çanit dhe Bashës

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by mirseda
17:42 | 05/08/2025
0

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër...

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

17:13 | 05/08/2025
Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

17:00 | 05/08/2025
Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

16:55 | 05/08/2025
Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

16:09 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com