Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Qytetarja pa gjunjë kërkon kemp: Të ha një copë bukë si gjithë të tjerët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qytetarja pa gjunjë kërkon kemp: Të ha një copë bukë si gjithë të tjerët

Naime Koçi nga Burreli dhe e martuar në Tiranë në vitin 2016, tregon në “Stop” se është trajtuar me kemp prej 43 vjetësh. Pasi u zhvendos në Tiranë, Naimja aplikoi edhe këtu për kemp, por nuk ia njohën të drejtën.

Veç nanizmit, Naimja ka edhe një problem tjetër, që e bën të paaftë për punë. Ajo nuk ka gjunjë.

Mjeku specialist i Shërbimit Social Shtetëror, Edmond Kallembi, thotë se fillimisht Naimes iu dha kempi pasi ishte shtatzënë dhe diagnostikimet e thella mund të dëmtonin fëmijën.

Pas lindjes, Naimja përsëriti kontrollet dhe mjeku ortoped e pa të përshtatshme për kemp, për shkak të mungesës së kockave. Gazetarja e “Stop” iu drejtua Kempit Epror dhe pas shumë burokracive, Naime Koci mundi të sigurojë kempin.

“Jam një qytetare nga Burreli, jam trajtuar me kemp për 43 vjet. Në 2016-n nga Burreli zhvendosem dhe vij në Tiranë, martohem në Tiranë. Vij tek Kempi Epror dhe më thonë që kempi nuk të takon, sepse je një njeri normal. Nga brezi e lart me më parë njeri normal i dukem, por me më parë nga mesi e poshtë, unë nuk mund të eci. Unë eci 10 metra dhe ulem. Këto (këmbët) janë thjeshtë dy shkopa pa gjunjë fare”.

Ajo shpreh habi sesi është e mundur që nuk përfiton kemp, në një kohë që nuk ka këmbë, nuk ka gjunjë.

“Nuk bëhet fjalë që jam e shkurtër, por unë kam këmbët me probleme që nuk mund të eci. Nuk më mbajnë trupin. Unë bëj dy hapa dhe ulem sepse nuk mund të eci. Si ma heqin pensionin… asnjë punë nuk mund të bëj, çfarë punë mund të bëj unë. Pa shkollë, gjë jo, si mund të punoj unë”.

Çfarë kërkon Naimja?

“Kërkoj të marr vetëm atë kemp, të haj një copë bukë dhe unë si gjithë të tjerët, se nuk kam ku përplasem, ku të ha bukë… nuk ka kush të më japë”.

Për rastin në fjalë, gazetarja e Stop iu drejtua Shërbimit Social Shtetëror.

“Fillimisht është trajtuar nga KMCAP-i rajonal Mat për gati 3 vjet me këtë diagnozë, duke qenë brenda kriterit. Më pas ka vazhduar të trajtohet nga KMCAP-i Mat, deri më 6/4/2016 dhe vetë KMCAP-i Rajonal Mat e nis dosjen në KMCAP Epror, pasi nuk mori një vendim pozitiv për përfitim me diagnozën nanizëm hipofizar. Dosja vjen në KMCAP-in Epror, ndërkohë zonja ishte shtatzënë. Duke parë që zonja është shtatzënë, sepse duhet të jepte një sërë konsultash, ekzaminimesh që mund të dëmtonin fetusin tek zonja, i rekomandon 1 vit përfitim dhe gjatë kësaj periudhe të bëjë të gjitha konsultat e nevojshme ortopedike dhe gjenetike, për të konfirmuar që ky nanizëm hipofizar shoqërohet me patologji të tjera apo jo. Nga Mjeku Ortoped shënohet vetëm diagnoza nanimëz hipofizar. Vetëm me nanimëz hipofizar nuk përfshihet në kriteret e përfitimit. Nëse zonja ngre pretendimet që krahas nanizmit hipofizar, ka edhe probleme të tjera mjekësore, sidomos të lëvizjes, kockave, këto duhet të vijnë patjetër nga mjekët specialistë, të shkruajtura dhe me shkresë, të nisura zyrtarisht. Këtë gjë e bën Konsulta Ortopedike pranë QSUT”, shpjegon Edmond Kallembi, Mjeku Specialist pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Pra zonja Naime Koçi është vlerësuar nga komisioni vetëm për diagnozën nanimëz hipofizar dhe sipas kësaj diagnoze, duke iu referuar ligjit në fuqi, nuk përfiton kemp. Dhe e dini përse? Sepse nuk plotëson kriteret dhe është pa grup. Ndërkohë për problemet që ka me kockat dhe peshën e trupit, kjo nuk është identifikuar nga mjeku specialist dhe për këtë arsye, ajo duhet që t’i drejtohet Komisionit Mjekoligjor në QSUT që të ridiagnostifikohet.

Dhe kështu, zonja Koçi iu drejtua spitalit për t’i ridiagnostikuar.

“Shkova tek Spitali Ushtarak. Aty takova Rezart Çipin. Ai më tha që si ka mundësi, sepse ty të takon sezbën, sepse është sëmundje shumë, shumë e rrallë, nuk e kam parë në Shqipëri. Sa i përket kockës, mjeku nuk diti që ta përcaktonte se çfarë diagnoze kishte, sepse nuk kemi parë kurrë kështu, më tha. Kanë mbajtur fotografitë për kuriozitet. Mjekësia nuk kishte parë si rasti im, këmbë pa gjunjë. Ty tha, të takon kempi sezbën. Tani unë do të pres të gjitha letrat që kanë bërë, sepse më kanë thënë për t’i çuar në Kemp Epror… sepse unë i kam këmbët pa gjunjë.”

Gazetarja e Stop shkoi më pas në KMCAP-in Epror.

Punonjësja-Në Drejtorinë e Tiranës, si duket ia kanë kthyer dhe ia kanë sjellë për Kemp Epror.

Qytetarja-Nuk të takon i thanë, sepse je e shkurtër!

Specialisti-Po mirë o…i kanë thënë nuk të takon, normalisht ka dalë në Kemp Epror.

Qytetari-Si more zotëri, kjo nuk ka gjunjë! Si nuk i takon?

Specialisti-Po s’jam unë doktori që e kam dhënë atë vendim.

Punonjësja-Pra duhet të flasësh me doktorin vetë!

Qytetarja-I bie që të vij të hënën?

Punonjësja-Nga java tjetër!

Specialisti-Kalo nga e hëna dhe është doktori këtu!

Qytetarja-Në rregull! Ok, faleminderit!

Specialisti-Doktori që merret do t’ju informojë për kempin. Kaq informacion më dhanë specialistët, që merren me këtë rast.

Qytetarja-Ok, faleminderit!

Gazetarja u largua nga ky institucion pasi mjeku specialist për këtë rast nuk ndodhej aty. Ai kishte disa ditë që ishte larguar jashtë vendit. Pasi u rikthye, gazetarja e Stop u takua me mjekun.

Mjeku-Shiko unë jam ky që jam! Jam njeri, jam mjek! Nuk jemi gogola ne. Më fal që po ta them, por po dalim gogola ne, saqë edhe bashkëshortja mua më thotë, more burrë, çfarë janë këto? Po si mendon, se nuk duam ne?

Gazetarja-Në qoftë se i takon, ti do t’ia japësh. Kaq!

Mjeku-Po patjetër mo!

Stafi i emisionit Stop e ndoqi çështjen e zonjës Koçi për të paktën 3 muaj. Vetëm në fillim të muajit Shkurt, gazetarja i dha qytetares lajmin e mirë se iu miratua kempi./tvklan.al

Tags: kerkon kemppa gjunjeqytetarja

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Shkëlzen Berisha uron nënën për 8 mars, në foto edhe Armina

Shkëlzen Berisha uron nënën për 8 mars, në foto edhe Armina

“Shqipëria është nevojtore”, plas sherri mes Çanit dhe Bashës

“Shqipëria është nevojtore”, plas sherri mes Çanit dhe Bashës

DALIN SMS-të/ PS fillon fushatën, deputeti i shkruan mësuesit

DALIN SMS-të/ PS fillon fushatën, deputeti i shkruan mësuesit

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com