E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

VIDEO/Ja cilat janë armët e fshehta më të pabesueshme të prodhuara ndonjëherë

Armët e fshehta kanë qenë një pjesë e luftës gjatë gjithë historisë. Edhe pse deri disa dekada më parë, ato ishin kryesisht të kufizuara tek helmete pa gjurmueshme që gjendeshin në natyrë apo disa kurthe të vogla. Vetëm në Luftën e Dytë Botërore – kur spiunazhi u strukturua si një disiplinë e veçantë ushtarake – armët e fshehta u bënë shumë vdekjeprurëse ashtu siç janë edhe sot. Ja cilat janë disa prej tyre:

Arma-dorezë

E prodhuar nga R.F.Sexhlei, kjo armë me kalibër 0.38 mm ishte një tytë e bashkangjitur tek një palë doreza. Ushtria amerikane u shpërndau këtë lloj arme personelit të Marinës, që luftonte në Teatrin e Paqësorit gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa nuk dihet se sa prej tyre janë përdorur ndonjëherë në luftime, dimë se në total janë prodhuar vetëm 200 copë.

“Dosja rektale”

Spiunazhi është punë shumë e rrezikshme, dhe një pjesë e mirë e trajnimit të një spiuni, konsiston në atë që ai duhet të bëjë kur të kapet nga armiku. Nga vdekja përmes gëlltitjes së helmit deri tek rezistenca, agjenci të ndryshme të inteligjencës kanë protokolle të ndryshme për operativët e tyre nëse ata zbulohen.

Një nga armët më të çuditshme-por dhe më inteligjente – u krijua nga CIA në vitet 1960,dosja rektale. Ajo përmbante të gjitha mjetet e nevojshme për t’u arratisur nga një qeli, përfshirë sharra dhe thika, dhe fshihej në rektum. Ajo pati një përdorim të gjerë gjatë Luftës së Ftohtë.

Arma me cianid

Ashtu si CIA, edhe KGB krijoi arsenalin e saj të armëve të fshehta përgjatë Luftës së Ftohtë. Një nga armët më vdekjeprurës ishte ajo me cianid. Helmi vendosej në një topth. Agjenti Bogdan Nikolaeviç që dezertoi në Perëndim,vrau 2 nacionalistë ukrainas disa vite më parë, megjithëse ato iu atribuan arsyeve të ndryshme në atë kohë, njëra si vetëvrasje dhe tjetra si një sulm në zemër.

Arma automatike me telekomandë

Mohsen Fahrizadeh, një nga shkencëtarët kryesor iranianë të armëve bërthamore, u vra kohët e fundit nga një mitraloz i kontrolluar nga sateliti,teksa po udhëtonte me gruan e tij me makinë. Ndërsa makina ishte e papërshkueshme nga plumbat, atij iu desh të ndalonte dhe të dilte jashtë për të kontrolluar se çfarë po ndodhte. Dhe sapo doli mitralozi i pozicionuar rreth 150 metra mbi një kamionçinë tip Nis – hapi zjarr. Raportohet se arma ishte aq e saktë saqë vrau vetëm Fakhrizadeh dhe jo gruan e tij, kamioni u vetë-shkatërrua menjëherë duke shpërthyer,për të fshirë çdo gjurmë të sulmit.

Arma buzëkuq

Iu gjet për herë të parë një agjenti të KGB-së që përpiqej të kalonte nga Lindja në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1965, dhe deri më sot mbetet ekzemplari i vetëm. Në fakt ai është përdorur nga agjentet femra të KGB-së. Arma që nga jashtë dukej si një buzëkuq normal, fshihte nga brenda një tytë prej 4.5 milimetrash.

Ombrella Bullgare

Georgi Markov – një gazetar i arratisur nga Bullgaria në kulmin e Luftës së Ftohtë – ndërsa po shkonte në punë në zyrat e BBC në vitin 1978, ndjeu një dhimbje të fortë në kofshë, kur ktheu kokën ai pa një burrë me një çadër në dorë që i kërkoi falje, dhe që u largua me nxitim me një taksi.

Ai vdiq 4 ditë më vonë nga helmimi me ricin, dhe një mjek zbuloi një sferë të vogël me diametër 2 milimetra brenda këmbës së tij. Bazuar në rrëfimin e tij mbi njeriun misterioz me çadër, hetuesit ishin në gjendje të rindërtonin një model të armës, e cila që atëherë është kopjuar dhe përdorur në filma dhe libra.

Arma që shkakton sulm në zemër

CIA u frymëzua aq shumë nga arma e cianidit e KGB, sa që vendosën të ndërtonin një armë të tyren. Ata jo vetëm që arritën të zhvillonin një armë të ngjashme, por gjithashtu e përmirësuan modelin. Në vend të plumbit, arma gjuante me një shigjetë të mbushur me një helm të krijuar për të depërtuar në lëkurë, më pas në qarkullimin e gjakut dhe në fund për të shkaktuar një sulm në zemër.

Burimi i lajmit: https://www.toptenz.net/the-most-incredible-covert-weapons-ever-made.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prej kohësh thuhet se do largohet, Gatuzo merr vendimin për Hysajn

Elseid Hysaj prej kohësh thuhet se do të largohet nga skuadra e Napolit dhe kjo e gjitha për shkak të minutazhit të paktë që...

Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë Tiranë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së

Kryetarja e LSI, Monik Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të cilët në zgjedhjet e 25 prillit, do të votojnë për herë...

Basha poston videon: Rama gënjeu shqiptarët, duhet të largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama i gënjeu shqiptarët, ndaj dhe ai duhet të largohet. Teksa ka shpërndarë një video...

Kanosi me armë zjarri 18-vjeçarin, arrestohet i riu në Lezhë

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë ditën e sotme. I riu ishte shpallur në kërkim pasi më 12 janar kishte kanosur...

Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Më shumë se 650.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër COVID-19 në tre ditët e para të fushatës së...