Autoritetet kineze kanë urdhëruar infermieret femra që të rruajnë kokën përpara se të nisen me shërbim në spitalet e Wuhan.
Sipas mediave të huaja, kjo është ndërmarrë si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, por edhe si provë për të treguar vendosmërinë e tyre për të luftuar virusin. Në videon e publikuar, duken rreth 15 infermiere të spitalit Gansu që me lot në sy rruajnë kokën, për t’u nisur drejt epiqendrës së koronavirusit, qytetit Wuhan.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=43&v=7tZWRX7IY1k&feature=emb_title
Ato do të largohen nga Lanzhou, kryeqyteti provincial i Gansu për të punuar në spitalet e posaçme për trajtimin e koronavirusit. Bëhet me dije se 20,000 mjekë nga e gjithë Kina po dërgohen në rajon për të luftuar përhapjen e epidemisë.