Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange u strehua në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual, që është rrëzuar.
Sipas policisë, ai u arrestua për mosdorëzim në gjykatë dhe pas një kërkese ekstradimi të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i Ekuadorit tha se e tërhoqi kërkesën e tij për azil pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.
Assange u dërgua fillimisht në një stacion të policisë qendrore në Londër para se të paraqitej në gjykatën e magjistratëve të Westminsterit të enjten pasdite.
Gjatë arrestimit të tij në ambasadë, bashkëthemeluesi i Wikileaks bërtiti: “Kjo është e paligjshme, nuk do të largohem”.
https://www.youtube.com/watch?v=8oqJiNzJQ_E