Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore: në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilin ‘Zëri i Amerikës’ e ka parë. Projekt opinioni do t’i nënshtrohet diskutimeve në seancë plenare ditën e nesërme, kur pritet të miratohet dhe teksti përfundimtar.

Çështja në Gjykatën Kushtetuese shqiptare u ngrit nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias, me 3 pyetje.

Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”. Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Neni për të cilin kërkohet interpretim saktëson në pikën 1, shkronja “e” se Gjykata Kushtetuese vendos për “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”.

Pikërisht këtij neni i është referuar ndër të tjera dhe Shoqata e Bashkive. Siç shpjegon në shkresën dërguar Venecias, vetë Gjykata Kushtetuese, ky moment është përfshirë në Kushtetutë pas ndërhyrjes së bërë në kuadër të reformës së dekriminalizimit, për t’i njohur të drejtën e ankimimit personit që preket, duke qenë se bëhet fjalë për një kufizim të një të drejte kushtetuese.

Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.

Pas këtij konstatimi, përgjigjet e dy pyetjeve të tjera, që në fakt ishin në mbështetje të së parës, nuk kanë më ndonjë peshë, edhe sepse në përmbajtje kërkojnë përgjigje për çështje të cilat janë prekur në Opinionin e mëparshëm të Komisionit të Venecias, ndonëse mënyra si janë shtruar ngjan me tepër sikur kërkojnë një përgjigje në aspektin e doktrinës dhe jo kontekstit konkret.

“Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, është pyetja e dytë. Në fakt çështja që ngrihet ka gjetur një argumentim relativisht të gjerë të Komisionit, në Opinionin e tij të vitit 2019. Në projekt opinionin e tanishëm ekspertët sakëtsojnë se “parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të konfliktohen në vetvete me njëri -tjetrin pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”.

Pyetja e tretë ngre po ashtu një çështje të prekur po ashtu më parë. “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”, është formulimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shpjeguar se “nisur nga momenti kohor kur është bërë anulimi i zgjedhjeve (gati 3 javë para mbajtjes së tyre sipas datës së dekretuar fillimisht shën. red.) organet e përfshira në procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019 kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Kjo për shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë funksionale dhe se nuk ka patur asnjë kërkesë tjetër gjyqësore t paraqtur në asnjë instancë gjyqësore”.

Sipas ekspertëve të Venecias “Pyetja nr. 3 ngre çështjen e pasigurisë juridike në kontekstin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Edhe nëse një pasiguri e tillë juridike nuk mund të kundërshtohet, pasiguria politike ka ndikuar thellësisht dhe në mënyrë të përsëritur në skenën politike shqiptare në një masë akoma më të madhe. Ndërsa “autoritetet publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve”, arsyeja nuk vjen thjesht nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshme mes tyre, që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimitetit të demokracisë para elektoratit”. Për këtë arsye, sipas ekspertëve “mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo ekskluzive për zgjedhjet demokratike”. /VOA

Tags: Gjykata Kushtetuesekomisioni veneciasZgjedhjet

TË LIDHURA

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano
Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

12:38 | 06/06/2025
K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

10:43 | 06/06/2025
Next Post
Rikthim të barrikadave/ Rusia në krahë të Serbisë, paralajmëron Kosovën

Rikthim të barrikadave/ Rusia në krahë të Serbisë, paralajmëron Kosovën

Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Me Sali Berishën apo me Shqipërinë?

Paloma në rolin e “fallxhores”, ja çfarë parashikon për Ilirin (VIDEO)

Paloma në rolin e "fallxhores", ja çfarë parashikon për Ilirin (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano
Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

by mirseda
12:38 | 06/06/2025
0

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht...

Zj*rr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi

Zj*rr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi

12:16 | 06/06/2025
Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

11:41 | 06/06/2025
K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

11:11 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com