Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Me Sali Berishën apo me Shqipërinë?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Dikur debati ishte nëse donin më shumë partinë, apo Shqipërinë? A duhej ti qëndroje më shumë besnik flamurit të partisë ku bëje pjesë,- partisë së radhës që vinte në pushtet,- apo vetëm “flamurit më të bukur në botë”? Interesit të militantëve, apo të shqiptarëve? Statutit të partisë, apo Kushtetuetës së Shqipërisë? Interesit partiak, apo interesit kombëtar?

Në kushte normale, këto dhe shumë pyetje të tjera, nuk kanë nevojë për përgjigje e jo më për komente të tjera rreth tyre. Këto pyetje as që shtrohen në vendet me demokraci normale, me shtet të së drejtës të konsoliduar dhe sistem pluralist funksional. Por janë shtruar në mënyrë ciklike në Shqipërinë tonë, përgjatë këtyre 31 viteve të post komunizmit, e do vazhdojnë me sa duket që të shtrohen edhe në të ardhmen, si dhe tani në situatën e ndezur e të nderë që po kalon PD.

Nëse e ndjek debatin e brendshëm opozitar, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, pyetjet e mësipërme të bëra tashmë proverbiale, mund të shtrohen më specifike: Kë duan sot opozitarët më shumë: PD apo Shqipërinë? E për tu ulur pak më poshtë: Sali Berishën apo PD?

Për tiu përgjigjur në mënyrë racionale këtyre pyetjeve, përtej tifozllëkut personal, ato nisin të bëhen akoma edhe më konkrete: Çfarë është për ju e mira e partisë dhe çfarë është ajo e Shqipërisë? Kush është e mira personale dhe familjare e Sali Berishës, në raport me atë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?

Edhe nxënësit e klasës së parë, do ti artikulonin sot pa as më të voglën dilemë, në këtë mënyrë përgjigjet që po kërkojnë të gjejnë demokratët dhe opozitarët sot: E duam Shqipërinë, mbi PD. E duam PD, mbi Sali Berishën. Ndaj e duam Shqipërinë, mbi Sali Berishën. Sepse Shqipëria, është gjithmonë e para!

Dikujt i tingëllon klishe ose naïve kur thuhet e vërteta e thjeshtë se: E mira e Shqipërisë, për rrjedhojë edhe e opozitarëve “berishistë” ose jo, është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me SHBA. Me shtetin amerikan. Me Washingtonin zyrtar. Me qeverinë dhe institucionet e saj kushtetuese. Çdo vendim i tyre, ka qenë i duhuri për Shqipërinë dhe për fatin historik të shqiptarëve. Fati i shtetit dhe i kombit tonë, ka qenë e do të mbetet i lidhur jo me fatin personal të Sali Berishës, por me SHBA.

Ndaj nëse mes Shqipërisë dhe partisë zgjidhni gjithmonë të parën, atëherë është fare e lehtë që të zgjedhësh, edhe mes Sali Berishës e PD. E mira personale e Sali Berishës dhe e familjes së tij, nuk është domosdoshmërisht edhe e mira, e opozitarëve dhe PD. Ndaj pyetja që shtrohet pas kësaj është, se kë do të zgjedhin opozitarët: Sali Berishën apo PD? Familjen e tij biologjike, apo familjen e tyre politike?

Kjo dilemë nuk ka lidhje me zgjedhjen që u duhet të bëjnë, mes Sali Berishës dhe Kryetarit të radhës në PD. Sepse kjo që po ndodh, nuk është një çështje private, mes tij dhe Lulzim Bashës. Sa nuk ishte shpallur në “listën e zezë”, të gjithë e kishin zili raportin personal të Sali Berishës, me Lulzim Bashën. Apo edhe anasjelltas, të Lulzim Bashës, me Sali Berishën.

Në momentin që mes tyre, hyri një vendim zyrtar i SHBA, Lulzim Bashës i duhej që të bënte një zgjedhje: Shqipërinë, apo partinë? PD, apo Sali Berishën? Shqipërinë, apo “babain politik”? Duke zgjedhur mes Paraardhësit dhe SHBA, bashkë me fatin e karrierës së tij, Lulzim Basha diti të zgjidhte edhe PD edhe Shqipërinë. Kaq e thjeshtë është. Nëse nuk do ta bënte ai, historia ka treguar, se dikush tjetër do ta bënte herët ose vonë.

Pas Lulzim Bashës, është radha e berishistëve, demokratëve dhe opozitarëve që ta bëjnë zgjedhjen e tyre. Ajo nuk është një zgjedhje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Sepse nuk ka rëndësi se kush është më i miri, më i keqi, apo njësoj si tjetri në këtë histori. Sepse vendimin kundër Sali Berishës, nuk e mori Lulzim Basha si individ, por institucioni i Kryetarit të Partisë.

Ndaj edhe zgjedhja për demokratët dhe opozitarët, është: A jeni me Sali Berishën, apo me PD? A jeni me Sali Berishën, apo me Shqipërinë? A jeni me hallin personal të Sali Berishës, për shkak të së shkuarës, apo me të ardhmen tuaj dhe të Shqipërisë e shqiptarëve? Kaq thjeshtë mund ta zgjidhni personalisht, lëmshin e koklavitur që po mplekset çdo ditë e më shumë, brenda PD!

Tags: Alfred PezabashaBerisha

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Paloma në rolin e "fallxhores", ja çfarë parashikon për Ilirin (VIDEO)

Banori i "Big Brother Vip" plas "bombën": "Për’puthen" është me skenar

Një paketë alternative për përballimin e krizës së energjisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com