Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vendimi i Qeverisë/ Ndryshon ligji për shitjen e pronave, kush përfiton

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i opozitës/ Diplomatët e SHBA dhe BE i shkojnë Ramës në zyrë

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili parashikon shpërndarjen e pronave shtetërore tek individët. Kjo nismë ligjore, ndryshe nga ligji 7501, parashikon që këto toka shtetërore të kalojnë tek individë të tretë, të cilët synojnë të investojnë në pronat e tyre, por sipërfaqja që ata disponojnë kufizohet nga pronat shtetërore, raporton Panorama.

Projektligji i qeverisë ia ka kaluar për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji ndryshon aktin normativ me fuqinë e ligjit Nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, miratuar me ligjin Nr.9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin Nr.3/ 2015, që synimet të arrihen. Relacioni shoqërues i projektligjit thekson se ndryshimet konsistojnë në krijimin e një forme të re, që këto prona shtetërore të kalojnë te privatët nëpërmjet tjetërsimit.

Pra, jo vetëm me ankande apo me tender. Konkretisht, shtesa e parë bëhet në paragrafin e dytë të nenit 2, ku në fjalinë e parë, pas fjalës ‘tenderit’ shtohen fjalët ‘ose tjetërsimit’. Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, të parashikojë edhe formën e privatizimit me metodën e ‘tjetërsimit’, siç do të jepet në dispozitat e reja që paraqiten në vijim. Tjetërsimi bëhet nëpërmjet kontratave të tjetërsimit, ku pronësia mbi pasurinë kalon në çastin e lidhjes se kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. Blerësi apo përfituesi i kësaj pasurie bëhet pronar i ligjshëm i saj që në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke fituar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me qenien e tij si pronar mbi këtë pasuri.

Ndryshimi i dytë prek sërish nenin 2 të aktit normativ, ku shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre. “Thelbi i ndryshimeve të propozuara bën të mundur që në ligj të parashikohet mundësia e privatizimit të sipërfaqeve të pronës shtetërore te të tretët, në funksion të planeve të përgjithshme vendore të miratuara, si dhe sipas kushteve e procedurave që do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacion.

Qeveria argumenton se në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private, të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Por këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza sipërfaqeje relativisht të vogla toke, në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Qeveria me këtë ndryshim praktikisht fal pronat e institucioneve shtetërore, të cilat mund të jenë si në qendër të qyteteve, ashtu edhe në zona me potencial turistik.

Por ajo që nuk kuptohet është domosdoshmëria e futjes së konceptit të tjetërsimit të pronës private, duke qenë se aktualisht janë dy forma se si mund të përfitohen pronat shtetërore, siç është ankandi apo tenderi, që mund t’i sjellin buxhetit të shtetit shuma të majme nga privatizimi i tyre./PANORAMA

Tags: kushligjindryshonpërfitonpronaveqeveriseshitjenvendimi

TË LIDHURA

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO

08:57 | 22/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje
Aktualitet

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Next Post
5 të bllokuar në kanionet e Erzenit

5 të bllokuar në kanionet e Erzenit

Fiton 1 milion dollarë nga shitja e bimës së kanabisit, murgesha: Është i bekuar nga zoti

Fiton 1 milion dollarë nga shitja e bimës së kanabisit, murgesha: Është i bekuar nga zoti

Bojkot zgjedhjeve dhe program elektoral për ardhjen në pushtet, strategjia e PD-së

Bojkot zgjedhjeve dhe program elektoral për ardhjen në pushtet, strategjia e PD-së







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku shkon në GJKKO

by mirseda
08:57 | 22/11/2025
0

Belinda Balluku shkon në GJKKO. Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore...

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

08:30 | 22/11/2025
Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

23:03 | 21/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com