Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, thotë se vendi nuk do të ofrojë strehim duke “lëshuar” lloje të tjera vizash humanitare për çdo rus që ikën nga mobilizimi i trupave të Moskës.
Ai përmendi shqetësimet e sigurisë, por shtoi në postimet e mëtejshme se “niveli i kërcënimit ushtarak ndaj Letonisë është ende i ulët”.
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë gjithashtu shkroi në Twitter duke thënë se forca kryesore e vendit për të penguar çdo kërcënim të sigurisë, është vënë në gatishmëri të lartë.
“Meqenëse mobilizimi ushtarak i Rusisë do të zhvillohet pranë kufijve tanë, (rajoni i Kaliningradit), Forcat e Reagimit të Shpejtë të Lituanisë janë vënë në gatishmëri të lartë, për të parandaluar çdo provokim nga Rusia”, tha Arvydas Anusauskas.
Kaliningrad, i vendosur midis Lituanisë dhe Polonisë, është një rajon strategjik ku Flota Balltike e Rusisë ka selinë, por nuk ka kufi me Rusinë kontinentale.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today