Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçares në aksident, nëna mes lotësh: Ana do që të prehet e qetë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në Mars 2019, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçare. Në dosje mungojnë fotot e momentit të aksidentit, kur makina ka qenë brenda në kanal përmbys.

Avokati Zaçe Islami, i cili përfaqëson nënën e vajzës tregoi detaje nga pasaktësitë e hetimit.

“Është bërë maratonë. Prokurori i çështjes është fajtor që nuk është evidentuar vendi i krimit, vendi i ngjarjes. Nuk na kanë dhënë fotografi të makinës në vendin e ngjarjes. Janë prishur provat me urdhër të prokurorit”, tha avokati.

I dashuri i vajzës Roberto Dhuli, në fillim ka treguar se ka dalë nga ana e pasagjerit.

“Shpjegimet që dha shoku i vajzës në gjykatë me konkluzionet e ekspertit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Personi i vetëm dëshmitar i kësaj ngjarjeje është shoku i vajzës dhe prokurori është bazuar vetëm në dëshmitë e tij”.

Por ekspertët thonë, se djali ka dalë nga ana e shoferit sepse nga ajo anë xhami ishte hapur, ndërsa ana e pasagjerit ishte i mbyllur. Kjo vërtetohet edhe nga fotot e makinës pas aksidentit.

“Mjeku ligjor i Sarandës ka dhënë një vlerësim të përciptë. Një pijanec, një njeri me vese dhe po ka kundërshtime të ankohet për mua. Mjeko-ligjori thotë që është mbytur me ujë. Zotëri ju duhet të pyesni mjekë ekspertë kriminalistë që në rast të tillë bëhen disa ekzaminime mjekësore”, tha avokati.

Detaje të tjera janë zhdukja e dëshmitarëve, që kanë qenë aty pas aksidentit. Dy policët e komisariatit Himarë nuk janë thirrur në gjyq për zbardhjen e ngjarjes.

“Nuk dimë dy policët e parë që kanë ardhur në vendngjarje se në dokumente thuhet që kanë ardhur dy policë nga Komisariati i Himarës. Nuk ka asgjë. Të tëra janë mbuluar, të tërave u është vënë kapak. Kjo është fatkeqësia më e madhe në këtë vend, që nuk duan të zbulojnë krimin”, u shpreh avokati.

Nëna e vajzës së ndjerë ka pyetur në komisariatin e Policisë Himarë në lidhje me emrat e policëve. Por ata nuk figurojnë aty.

Mamaja e vajzës – ky Alban Gjiknuri është polic këtu tek juve?

Shefi i Komisariatit – Alban Gjiknuri?!…Jo, s’ka Alban Gjiknuri këtu.

Mamaja e vajzës – Po ky Lavdim Goxhaj?

Shefi i Komisariatit – Jo!

Mamaja e vajzës – Këtu thotë “ishte polic në komisariatin Himarë, Lavdim Goxhaj”…

Shefi i Komisariatit – Jo, s’është këtu…

Por edhe një tjetër dëshmitar është zhdukur fare nga dosja.

“Në sallë ka ardhur vetëm Robert Dhuli. Nuk ka bërë asnjë lloj hetimi të mirëfilltë. Kam kërkuar që të bëhet eksperimentimi i ngjarjes në vendin e ngjarjes. Të vinte personi dhe do na shpjegonte ai nga erdhi makina, cila qe arsyeja që ta në kanal”, tha avokati.

“Ana do që të prehet e qetë. Vajta 4 vjet që luftoj dhe nuk po bëj dot asgjë, jam lodhur me këtë gjë. Jam nënë dhe kush është nënë më kupton shumë mirë. Vetëm drejtësi kërkoj. 17 vjeçe, engjëll, nuk di më shumë, nuk di ç’të them më shumë”, u shpreh e ëma e së ndjerës. /tvklan.al

Tags: aksidentiAnaemisioni STOP

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

A mund të anëtarësohet Ukraina në BE?

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet ndaj Valdrin Sahitit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com