Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vasili rrëfen prapaskenat: Prokuroria të hetojë përfshirjen e Albcontrol në aferën Air Albania

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vasilit i del ‘tym nga koka’: Rama bastard që krahason popullin me organet gjenitale

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga Prokuroria që të nis hetimin për përfshirjen e kompanisë shtetërore të kontrollit të trafikut ajror, Albcontrol si aksionere biznesit në kompaninë ajrore Air Albania. Vasili argumenton se statuti dhe ligji i themelimit të Albcontrol, parashikon që kjo kompani të merret vetëm me menaxhimin dhe sigurinë e trafikut ajror, por jo përfshirjen e saj si aksionere në një kompanie fluturimesh.

Kreu i deputetëve të LSI thotë se roli i Albcontrol në këtë çështje është i paqartë dhe veç pikëpyetjeve për menaxhimin e parave që janë investuar, përfshirja në një kompani biznesit mund të sjellë probleme dhe me qendrën europiane, “Eurocontrol. “Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si i realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “Eurocontrol”-in, pra me rregullat europiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. E kuptoni çdo me thënë? Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj. Ky është fundi I botës. Është turp i madh”,- deklaroi për televizionin “Fax News” Petrit Vasili.

Albcontrol ka 10 përqind të aksioneve në kompaninë Air Albania, ndërkohë pjesa tjetër, 49 përqind janë të “Turkish Airlines” dhe 41 përqind të një biznesi shqiptar.

Intervista e Petrit Vasilit lidhur me përfshirjen e “Albcontrol” në “Air Albania”:

Pyetje: Sot kemi fluturimin e parë të një kompanie ajrore që mban flamurin shqiptar “Air Albania”. Si mendoni është një arritje e qeverisë? Kemi kompaninë e parë me flamurin tonë….?

Përgjigje: Nuk është e vërtetë që është hapur kompania e parë me flamurin tonë. Ne kemi pasur “Albania Airlines” dikur që ka pasur flamurin shqiptar. Kjo nuk është e para. Problemi qëndron këtu, kjo është një kompani që unë s’dua të merrem fare me historinë e parave, burimeve të tyre, mënyrën e ndërtimit, e të tjera, por kjo ka një çështje të pakapërcyeshëm, shumë të rëndë, të cilën ju si media duhet t’ju tërhiqte fort vëmendjen tuaj. Ka gjënë më të padëgjuar në botë. Që një nga tre ortakët e kompanisë është “Albcontrol”-i Shqiptar.

Pyetje: Çfarë problemi ka?

Përgjigje: Është ndërmarrja, është një Sh.A, e cila ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare dhe ruajtjes për respektimin e standardeve më të larta të hapësirës ajrore. Pra që tutelon hapësirën ajrore dhe të gjitha kompanitë që operojnë në të. “Albcontrol” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Që prej vitit 2003, “Albcontrol” është anëtare e “EUROCONTROL”. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO GLOBAL (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej Janarit të viti 2016 është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

E dyta, është një kompani që të tëra paratë që ka, të cilat i vijnë nëpërmjet “Eurocontrol”, i cili administron qiellin e përbashkët europian, kanë një destinacion vetëm të përdorimit të tyre. Këto paratë përdoren vetëm për përmirësimin e standardeve, për trajnimin e personelit, dhe për teknologjinë që sigurojnë standardet më të lartë të kontrollit të hapësirës ajrore. Çdo “Albcontrol” pjesë e kësaj pune, në një biznes të një kompanie ajrore, qoftë kjo që përfaqëson Shqipërinë. Është një kompani ajrore që do të operojë në treg. Çdo kjo? Kjo është pjesa më e dyshimtë dhe pjesa më e zezë në këtë mes.  Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si i realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “EUROCONTROL”-in, pra me rregullat europiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. E kuptoni çdo me thënë? Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj. Ky është fundi I botës. Është turp i madh.

Pastaj kjo kompani është liciensuar dy ditë më parë, do të bëjë fluturimin e parë sot? Edhe nesër do të bëjë fluturim prove me student, kundër të gjithë rregullave të verifikimit dhe kontrollit? Çfarë është kjo? Për të vazhduar dhe për të bërë  show-n e rradhës?  Kjo çështje e “Albcontrol” është një çështje që mendoj që Prokuroria është shumë vonë në hetim, pasi deklarimi i saj si ortake është bërë prej kohësh. Është bërë publik prej kohësh, nuk është një fakt i ri. Se ka që në shkurt-marsin e këtij viti që është bërë publike, që është aksionere. Se si kompania që kontrollon hapësirën ajrore bëhet ortak me një sipërmarrje, me një privat atje brenda dhe me dikë tjetër nga Turqia, kjo është gjëja që do linte pa gojë të gjithë. Është një nga gjërat më të errëta që mund të ekzistojë. Çdo kjo kompani shtetërore, që ka detyra të tjera? Mos ka qëllime të tjera që do të jetë pjesë atje? Mos do të jetë alibi dhe të fshehë diçka? Mos do të lehtësojë lëvizjen e diçkaje? Qofshin këto vlera monetare e trafiqe të llojeve të tjera?! Ç’punë ka kjo? Kjo ka detyrën që ti kontrollojë të tërë në hapësirën ajrore, të gjitha kompanitë, shqiptare e të huaja më të mirat dhe më të rëndësishmet e botës. Sa herë që do të përdorin hapësirën ajrore, dhe këtë e menaxhon sipas rregullave europiane të sigurta.

Thashë edhe njëherë tjetër, financimi I kësaj kompanie vjen nëpërmjet mekanizmave europiane dhe me destinacion shumë mirë të përcaktuar. Pra, që i shërben vetëm kësaj gjëje. Posi, mund të shpenzojë miliona për të blerë teknologjinë më të mirë për dedektimin e hapësirës ajrore, mund të harxhojë para sa të dojë që të trajnojë njerëzit që punojnë atje dhe që janë kontrollorët e hapësirës ajrore, mund ti çojë në vendet më të mira të botës, gjithçka është e lejuar, por aman në funksion të garantimit të një standardi të lartë. Ç’punë ka kjo në këtë mes? Kjo është një aferë e zezë. Sigurisht që me këtë Prokurori që kemi , jemi shumë vonë sikurse është edhe për çështje të tjera kallëzimesh penale që ka edhe për kryeministrin, kështu që kjo prokurori nuk heton dot më.

Tags: “Air Albania”aferënAlbcontrolpërfshirjenprapaskenatProkuroriarrefentë hetojëVasili

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Next Post
Foto/“Messi, të lutem, më zhblloko”. Ja si e falënderon Miss Bum Bum

Foto/“Messi, të lutem, më zhblloko”. Ja si e falënderon Miss Bum Bum

Kalifornia nën pushtetin e ujit, pesë të vdekur nga uragani Florence

Kalifornia nën pushtetin e ujit, pesë të vdekur nga uragani Florence

“Manchester City më shkatërroi, por gjithçka ndryshoi pas asaj lamtumire”

“Manchester City më shkatërroi, por gjithçka ndryshoi pas asaj lamtumire”







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com