Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se raportet PD-LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë.
Në një intervistë në “News24”, Vasili deklaroi se kësaj radhe PD-LSI funksionoi si skuadër ëndrrash, ndërsa në vijim theksoi se ka pasur zero kontakte me Presidentin Ilir Meta:
“Me Bashën dhe Kryemadhin kam pasur kontakte intensive. Në Bruksel dhe kudo e kanë shumë të qartë se kush ishte i bindur për të mbyllur reformën dhe jo, kush ishte i gëzuar që kjo po ndodhte dhe kush jo, si dhe pretendimet e opozitës.
Nuk ka pasur ndonjëherë ditë të këqija, por ditë më të mira se sot nuk ka pasur. Perfekt Kryemadhi- Basha.
Me të gjithë liderat e opozitës, ka funksionuar si kurrë më parë si skuadër, ku më së miri të gjithë kanë luajtur rolin e tyre. Zero kontakte me Ilir Metën”.