Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane! Ja si të shikoni nëse jeni fitues

Kanë dalë sot në orën 18:00 përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2020.

Për të parë nëse jeni fitues mund të klikoni në linkun më poshtë dhe më pas tek vendi përkatës të kontrolloni kodin që keni marrë në momentin e aplikimit.

Ju duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

“Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, njoftoi Ambasada.

Kujtojmë se këtë vit pati një shtyrje me një muaj për daljen e rezultateve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

KLIKONI KËTU