Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Valë arrestimesh? Paralajmëron Artan Hoxha: Nuk mbaron me Lefter Kokën!

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hoxha: Të dënuarit me burg të përjetshëm japin 1 milion euro për t’u liruar

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera, lidhur me aferën korruptive të incineratorëve, që çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Duke folur në “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka thënë se incineratorët janë denoncuar nga mediat që në vitin 2016, dhe nëse Prokuroria do hetonte, shqiptarëve do i kursehej një dëm prej 150 milion euro. Hoxha ka theksuar se SPAK e ka bërë të qartë se do të ketë arrestime të tjera. Çështja është se nëse SPAK do të vijojë me personat me detyrë nën Lefter Kokën apo që janë më lartë se ai.

Arrestimi i Leftër Kokës është goditja e parë e korrupsionit në nivel të lartë nga SPAK, dhe u lavdërua nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë si tregues i suksesit të Reformës në Drejtësi. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën, si përgjegjës final të aferës së incineratorëve.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten të pranojë kërkesën e prokurorisë, për të vazhduar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ai u prangos të martën, në kuadër të hetimeve për koncesionin e incineratorit të Elbasanit.

Veç Kokës, SPAK kërkoi dhe arrestimin e shtetases Stela Gugallja, e cila është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services. Ata u shpallën në kërkim, pasi policia nuk arriti të gjejë vendndodhjen e tyre. Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e “korrupsionit të zyrtarëve të lartë” dhe të “pastrimit të parave”.

Ja se çfarë tha Artan Hoxha

“A do ketë arrestime? SPAK e bënë të qartë këtë gjë. Përveç personave që është marrë masa e sigurisë. Nën hetim janë edhe persona që ka ndjekur procedurat. Ministri ka hedhur firmën në fund. Por janë komisione në ministri. Dhe problemi është se SPAK do hetojë këto poshtë apo do ngjitet më lart se Koka.

Me arrestimin e Kokës, është rasti i dytë dhe është më i rëndësishëm. Problemi është si do përkthehen në prova dhe fakte procedurat që janë bërë. Kemi akuza dhe mund të kemi, por problemi është si do provohen. SPAK ka të gjithë procedurën. Kryeministri nuk ka firmosur. Është një praktikë e tij. Edhe pse i ka promovuar. Dhe nuk ka pse SPAK të trembet. Në bazë të provave, ka edhe mbështetjen e mediave dhe trupit diplomatik.

Mund të japë mesazhe të forta. Pra, anëtarët e Komisionit për dhënien e koncesionit të incineratorëve. Në rastin e tenderit të uniformave, nuk u arrestuan lart por anëtarët e komisioneve në rastin konkret, përgatitet fakti se do arrestohen anëtarët e komisionit. Ata mund të lehtësohen duke dhënë emrat e të tjerëve. Kjo nuk fillon e mbaron me Lefter Kokën, Klodian Zoton e Stela Gugalljan”, tha Hoxha.

Tags: Artan Hoxhalefter kokaSPAK

TË LIDHURA

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi
Aktualitet

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

18:22 | 09/01/2026
Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të
Politikë

Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

18:16 | 09/01/2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike
Aktualitet

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

17:10 | 09/01/2026
Next Post
Mblidhet sot Kuvendi i ri/ Berisha i braktisur! Kush do e shoqërojë?

Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…

Keni dhimbje koke dhe lodhje? Specialistët tregojnë simptomat e Omicron-it

Keni dhimbje koke dhe lodhje? Specialistët tregojnë simptomat e Omicron-it

Sot beteja finale Basha-Berisha, kreu i PD-së mobilizon bazën

Sot beteja finale Basha-Berisha, kreu i PD-së mobilizon bazën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi
Aktualitet

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

by mirseda
18:22 | 09/01/2026
0

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë të mundur që përroi i fshatit Gur...

Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

18:16 | 09/01/2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

17:10 | 09/01/2026
Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

16:36 | 09/01/2026
PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare

PD mbledh nesër Kryesinë për të caktuar datën e protestës kombëtare

16:29 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com