Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë të mundur që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë nga shtrati i tij. Dalja nga shtrati e tij, ka sjellë bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë.
Në kudër të kësaj, qarkullimi i automjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi.
Nga kjo kanë mbetur të bllokuara, edhe aksi Kakaç–Grunjas dhe aksi Kalivaç–Dunicë. Si pasojë e këtyre bllokimeve, procesi mësimor nuk është zhvilluar në fshatrat Dunicë dhe Grunjas.















