Vaksnimi/ Rama publikon grafikun: Shqipëria, e para mes 10 vendeve të rajonit

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një grafik, ku Shqipëria është renditur e para në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë.

Rama e ka cilësuar si një nder të madh udhëheqjen e kësaj lufte dhe se afërmi do të bëhet e mundur nxjerra e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.

”Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.