Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation”

Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz. 800.000 dozat e para pritet t’i dorëzohen autoriteteve ditët e ardhshme.

Edhe vaksinat e kompanive Moderna-s dhe Oxford/AstraZeneca duket se mund të fitojnë shumë shpejt miratimin nga autoritetet rregullatorë.

Vaksinat premtojnë se miliarda njerëz në të gjithë botën do të kenë një kthim në normalitet, ndërsa pandemisë do i jepet fund.

Pas përpjekjes së madhe të bërë për zhvillimin dhe testimin e këtyre vaksinave, mbetet një detyrë tjetër e madhe: krijimi i logjistikës për shpërndarjen e tyre. Kjo është sfida më e madhe e zinxhirit të furnizimit me vaksina, por ato nuk janë të reja.

Shpërndarja e vaksinës kundër Ebolës, mbështetej në krijimin e zinxhirëve ultra të ftohtë në pjesë të largëta të botës. Duke bashkuar njohuritë dhe përvojën e sektorit publik dhe privat dhe organizatave humanitare, zinxhiri jetik i furnizimit për vaksinat kundër Covid mund  të jetë i suksesshëm.

Disa çështje kryesore duhet të merren parasysh në logjistikën e vaksinave: kërkesat ndërkombëtare të transportit, nevojat e magazinimit, nevojat e shpërndarjes lokale dhe vendet e prodhimit. Dhe këto çështje mund të ndryshojnë nga një vaksinë në tjetrën.

Vaksina anti-Covid e Moderna-s duhet të transportohet dhe ruhet në një temperaturë -20 ℃ dhe ka një jetëgjatësi prej 6 muajsh. Në destinacionin përfundimtar, që mund të jetë një klinikë ose farmaci, ajo mund të ruhet në një frigorifer normal, por duhet të përdoret brenda 30 ditësh.

Vaksina e Pfizer/BioNTech duhet të ruhet në temperaturën-70 ℃, por mund të mbahet në një frigorifer normal për vetëm 5 ditë. Nëse nuk ekziston infrastruktura e duhur, mund të shkaktohen shumë firo. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në 50 për qind të vaksinave janë shpërdoruar në nivel global, për shkak të infrastrukturës logjistike jo të duhur.

E aplikuar për Covid-19, kjo mund të përkthehet në humbjen e miliarda dozave të vaksinave – një gabim i shtrenjtë në planifikimin dhe ekzekutimin e logjistikës. Edhe ata që hezitojnë të vaksinohen mund të shkaktojnë shumë humbje. Shumë nga vaksinat anti-Covid që zhvillohen kërkojnë 2 doza.

Nëse njerëzit që janë hezitues ndaj vaksinës, dhe ndryshojnë mendim pas marrjes së dozës së parë dhe nuk kthehen për të bërë të dytën, kjo do ta bëjë vaksinën joefektive, dhe për pasojë shumë doza do të prishen. Kapaciteti i nevojshëm ndërkombëtar i transportit për shpërndarjen e një vaksine anti-Covid, është vlerësuar të jetë midis 8.000 (IATA) dhe 15.000 (DHL) fluturimeve.

Detajet do të varen nga kërkesat e sakta për ruajtjen, paketimin dhe transportin. Për shembull, përdorimi i akullit të thatë për të arritur temperatura të qëndrueshme prej -80 ° C e kufizon kapacitetin në bordin e një avioni. Problem mund të jetë edhe reduktimi i fluturimeve për pasagjerët, si pasojë e pandemisë.

Shumica e mallrave zhvendoset zakonisht në pjesën e ngarkesave të avionëve të pasagjerëve. Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani, që trajtoi 120.000 ton produkteve farmaceutike në vitin 2019,e ka rritur ndjeshëm kapacitetin e tij këtë vit. Task-forca e tij,i ka paraprirë rritjes së kërkesës për depozitim,si dhe për trajtimin e kontrolluar nga temperatura.

Kërkesat për magazinim, ka të ngjarë të ndikojnë gjithashtu mbi rrjetet lokale të shpërndarjes. Disa vende po krijojnë tashmë qendra të mëdha vaksinimi, për të siguruar ekzistencën e infrastrukturës së nevojshme, dhe që vaksina të mos prishet për shkak të kushteve të këqija të ruajtjes.

Në Britani, është sugjeruar që me vaksinimin të merren edhe dentistët. Në aspektin global, pikat qendrore të vaksinimit, nuk janë një mundësi për shumë zona më pak të populluara, si dhe për rajonet malore apo që kanë shumë ishuj.

Ka ndërkohë shqetësime se shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë për t’u vaksinuar, për shembull, të moshuarit, apo ata që banojnë në zona të shkatërruara nga lufta. Disa vaksina, si ato mARN që kanë zhvilluar Pfizer dhe Moderna, janë ato që  njihen si “të paqëndrueshme”.

Pra ato degradojnë sa herë që zhvendosen, dhe në fund mund të bëhen joefikase. Një zgjidhje për këtë problem, është zhvendosja e objekteve të prodhimit më afër atyre që duhet të vaksinohen. Kjo është diçka që është realizuar dikur me sukses nga industria e makinave, që i kanë zhvendosur fabrikat e tyre në vendet me tregje të mëdha të konsumit.

Pandemia aktuale është një krizë globale, dhe thirrjet për një përgjigje globale janë të forta. Në fakt, disa nga vaksinat premtuese janë zhvilluar përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare. Por më shumë bashkëpunim do të nevojitet për të siguruar vaksinimin e më të rrezikuarve, dhe kjo jo vetëm në vendet e pasura.

Por midis të gjitha historive frymëzuese të bashkëpunimit, është e rëndësishme të mos harrohet se interesat kombëtarë dhe tregtare janë të forta, dhe do të vazhdojnë të diktojnë përgjigjen ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket logjistikës.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/vaccines-are-here-but-how-will-we-get-them-to-billions-of-people-151132

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: infektimekoronavirusOrganizata Botërore e Shëndetësisëvaksine

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

“Kush jeni ju që më thoni të ulem?”, Gjuzi përplaset me Ruçin

‘Hanë dreka e darka me paratë e shqiptarëve’/ Gjuzi: PS e le Kuvendin bosh

“Tubimet politike”/Republikanët padisin Komitetin Teknik në Kushtetuese

"Tubimet politike"/Republikanët padisin Komitetin Teknik në Kushtetuese

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com